Sipas legjendës kur Zoti ka ndarë botën Shën Ilijës i kanë ra bubullimat e verës. Që të ruante të korat ai po ecën në qiell me karrocë të artë dhe po ndjek dragoin sepse ai po ha dhirtat. Ndërsa vetëtimat janë zjarret që dalin nga hunda e kuajve të tij. Ose shigjetat me të cilët po përpiqet që të godas dragoin. Kur dëfrehet ose zemërohet ai po bën çudira. Prandaj motra e tij Shën Maria ruan sekret nga vëllai datën e festës së tij . Ka frikë se ai mund t’i lëshojë stuhitë. Shenjtori mban në mëngët e tij kokorra akulli dhe kur i shoh diku mëkatarë i dënon me breshër. Dita e Shën Marias është dy ditë pas Ditës së Shën Ilijës më 22 korrik. Një legjendë tregon se në këtë ditë Maria është veshur solemnisht dhe është nisur për në kishë. E ka takuar vëllanë de e ka pyetur ku po shkon. “Sot është dita ime dhe po shoje të ndez një qiri” iu ka përgjigjur ajo. “E kur do të vijë dita ime që edhe unë të dëfrehemi” – ka thënë ai, ndërsa motra ka qeshur dhe i ka thënë “Dita jote kaloi!”
Quajnë ditën e Shën Ilijës “mesi i verës” për shkak se idesë se 20 korriku është momenti kthesë në vitin. Në bregdetin e Detit të Zi thonë se “deti po kthehet” në këtë datë bëhet më e stuhishme dhe merr viktimë. Prandaj në ditën e Shën Ilijes peshkatarët nuk dalin në det, dhe njerëzit nuk duhet të lahen në det.Në këtë ditë nuk punohet. Në shumë fshatrat bëhen tubime dhe bëhen kurbane besojnë se kurbani në ditën e Shën Ilijës do t’i ruajë njerëzit dhe të mbjellat nga bubullime dhe breshër.
Për këtë si krijohet breshëri ka variante të ndryshme. Ekziston përfytyrimi se ai qëndron në një shpellë në qiell. Sipas mendimeve folklorike breshëri bëhet nga shenjtorët – prodhues të breshërisë. Përveç Shën Ilijës, këto janë German, Vortolomej. Si të gjitha të këqijat e natyrës breshëri u dërgohet njerëzve si dënim për mëkatet për mos respektim të ndalimeve dhe për qëndrim të keq ndaj shenjtorëve breshër-sjellës.
Me breshërinë lidhet edhe shqiponja. Dukur kanë mëndur se çdo re me breshër udhëhiqet nga një shqiponje. Prandaj nuk duhet të preken folët e shqiponjave. Kur shfaqet reja e zezë burrat qëllojnë kundër saj me pushkë që të frikësojnë shqiponjën dhe ajo të çojë renë në drejtim tjetër. Kanë besuar se nëse shohin renë me breshër përmes kurorës prej degësh shelgu që ruhet nga Dita e Dafinës ose përmes sitës breshëri nuk do të bie.
Në Ditën e Shën Ilijës festojnë të gjitha që kanë emra Ilija, Ilian , Iliana. Nderohet edhe si festë e lëkurëpunuesve, samarxhi.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..