Më 10 dhe 11 tetor në Sofje u zhvillua edicioni i parë i Festivalit Muzikor “Kalldrëmi i verdhë”. Forumi i ri muzikor ka për qëllim t’i bashkojë muzikantët më të mirë nga i gjithë regjioni duke vërtetuar se muzika s’ka nacionalitet. I ftuar i posaçëm ishte Bajram Kinolli nga Kosova, i njohur me emrin Kafu, i cili mbërriti në kryeqytetin bullgar pa grupin e vet “Gipsy groove”. Në skenën e Teatrit Ushtarak të Sofjes Kafu doli bashkë me muzikantët e bandës “Vasil Haxhimanov” nga Serbia. Së bashku ata e bënë për vetë publikun duke kombinuar ritme xhazi, etno dhe ballkanike.
Pas koncertit Kafu dha një intervistë Radio Bullgarisë kushtuar festivalit, bashkëpunimit mes muzikantëve, projekteve të reja të “Gipsy groove”. Ai e përcaktoi vibe-in e muzikës si një mjet që mund të përcjell mesazhe, si një urë mes komuniteteve që mund t’i bashkojë pas tmerrit të konflikteve të kaluara. Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...
Bukuroshja gjeorgjiane me një zë të mrekullueshëm mezzosoprano, Ekaterine Buachidze dhe baritoni karizmatik rumun Mihai Damian, janë mbajtësit e çmimit të parë në kategorinë “Opera” të konkursit të famshëm të këngëtarëve “Operalia”, i cili u zhvillua..