Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Boris Hristov: Rikthimi në “Covent Garden”

Në një ceremoni modeste në Operën Mbretërore në Londër ambasadori bullgar në kryeqytetin britanik Konstantin Dimitrov i dorëzoi një medalje të artë jubilare Ministrisë së Kulturës të Bullgarisë. E mori drejtori ekzekutiv i operës.

Në shikim të parë ngjarja është zyrtare, sipas protokollit, por në fakt ajo mban një simbolikë speciale, sepse medalja e mban emrin e basit të madh bullgar Boris Hristov (1914-1993). Përveç kësaj në takimin në fjalë, përveç ambasadorit Dimitrov dhe shefit të “Covent Garden” Aleks Biërd, ishte i pranishëm dhe një ambasador tjetër: ai i kulturës muzikore bullgare në Londër dhe në botë, violina e parë e Orkestrës së Operës Mbretërore Vasko Vasilev.

Aleks Biërd, Vasko Vasilev dhe Konstantin Dimitrov (nga e majta në të djathtë)Medalja e artë “Boris Hristov” dorëzohet për kontributin e dhënë në popullarizimin e kulturës bullgare dhe për pjesëmarrjen në shënimin botëror të përvjetorit të 100-të të lindjes së këngëtarit të madh bullgar të operës gjatë vitit 2014. Ja se çfarë tha para mikrofonit tonë Aleks Biërd: “Për fat të mirë na kërkuan ndihmë në xhirimin e një dokumentari, kushtuar përvjetorit të 100-të të lindjes së Boris Hristovit. E çuam ekipin e xhirimit në qendrën tonë në Duvër, ku i ruajmë kostumet tona historike, treguam disa prej tyre, me të cilat është veshur këngëtari i madh në disa role emblematike si Boris Godunov, Mbreti Filip II, Simeon Bokanegra etj., dhe biseduam për dashurinë e madhe të publikut ndaj Boris Hristovit.”

Pa dyshim ndjenja për ta prekur një prej kostumeve të këngëtarit të madh është e jashtëzakonshme. Kjo është pasqyruar edhe në filmin biografik për këngëtarin “Letra nga Toskana”. Në fillim të viteve 40 të shekullit të kaluar basi fenomenal u nis për në Itali për të mësuar këndim dhe nuk u kthye në atdhe shumë vite. Ai nuk mori lejë nga regjimi komunist për të kënduar në skenën e Operës së Sofjes gjatë vizitave të tij të rralla në Bullgari, por për llogari të kësaj “Covent Garden” ishte një vend shimë i preferuar nga Boris Hristovi. Ai debutoi atje në vitin 1949 në rolin e Boris Godunovit në operën me të njëjtin emër të Modest Musorgskit, ku bullgari i talentuar ka kënduar në gjuhën ruse në kundërshtim të traditës së atëhershme.

Çfarë është simbolika e medaljes së artë, me emrin e Boris Hristovit, për Operën Mbretërore në Londër?

“Ky është një nder i madh – shpjegoi drejtori i Institutit Aleks Biërd. – Ai ishte një prej yjeve më të mëdha të operës në botë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX-të. Kishte shfaqje në skenën e “Covent Garden” në vazhdim të më shumë se 30 vitesh. Ja përse shënimi i lidhjes së këngëtarit të famshëm me “Covent Garden” është një nder kaq i madh për ne.”

Në fakt lidhja bullgare me Operën Mbretërore në Londër po vazhdon edhe sot e kësaj dite.

“Bullgaria është një vend, i cili gjithmonë ka lindur talente muzikore – tha Aleks Biërd – Koncertmaestri ynë Vasko Vasilev është bullgar dhe para 20 vitesh, kur filloi të punojë te ne në moshën 23 vjeç, ai ishte koncertmaestri më i ri në historinë e Operës Mbretërore. Edhe sot shume yje të operës nga Bullgaria kanë shfaqje në skenën tonë. Gjatë muajit maj do të presim me një kënaqësi të madhe Sonja Jonçeva, e cila do të këndojë në rolin e Violetës në operën “Traviata” të Xhuzepe Verdit. Jemi dëshmitarë se si muzikantët bullgarë paraqiten në mënyrën më të mirë në teatrot më prestigjiozë të operës në botë, përfshi këtu edhe në “Covent Garden”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografitë janë ofruar nga Opera Mbretërore në Londër



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e suksesshëm në Los Anxhelos me një iniciativë të re muzikore

"Koncerte klasike bullgare – Los Anxhelos" është një organizatë e re për paraqitjen dhe promovimin e muzikës klasike bullgare në një kontekst global. Ajo është themeluar nga violinistja e suksesshme Bllagomira Lipari dhe kompozitorja e njohur bullgare..

botuar më 25-06-26 7.30.PD

Pëshpërimë nga rruga… fotografitë e Nikollaj Vasilev frymëzojnë histori letrare

Kur artet e ndryshme hyjnë në kontakt, lindin gjëra të papritura. Dhe asgjë nuk është përfundimtare – fjalët zbukurojnë imazhin, ndërsa perceptimet fluturojnë drejt interpretimeve dhe botëve të reja. Një përvojë e tillë, që na rikthen në një kohë jo..

botuar më 25-06-25 7.00.PD

Verë, muzikë, perëndi dhe heronj – Opera e Sofjes na fton në Festivalin tradicional të Wagner-it

Festivali i veçantë veror i Wagner-it, i organizuar nga Teatri Kombëtar i Operës në Bullgari, fillon këtë vit më 26 qershor me premierën e operës “Tannhäuser” – vepra e nëntë nga Richard Wagner në repertorin e trupës së kryeqytetit.  Në konferencën..

botuar më 25-06-23 10.10.MD