Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sëmundjet e stinës – rreziqet dhe parandalimi

БНР Новини
Foto: arkiv

Para se t’i themi “lamtumirë” verës po mbledhim me kujdes rrezet e diellit me shpresën, se ato do të na ndihmojnë që të përballojmë sëmundjet virale të cilat na sulmojnë gjatë dimrit. Pas pak do të vijë stina e vaksinimit kundër gripit, që do të thotë, se po vjen fundi i pushimit veror dhe i notit në ujërat e kripura të detit.

Sipas rregullës, ka sëmundje të cilat shfaqen në varësi të stinëve. Vapa e verës edhe gjatë këtij viti u shkaktojë vuajtje pushuesve me mbrojtje më të dobët imune, të cilat janë të predispozuar ndaj infeksioneve gastrointestinale.

“Tabloja është e njëjtë gjatë kësaj periudhe të vitit si në Bullgari, ashtu edhe në vendet e tjera – pohon prof. dr. Mira Kozhuharova – konsulente kombëtare mbi epidemiologjinë. – Infeksionet e zorrëve gjatë ditëve më të nxehta janë sëmundje të shpeshta. Nuk ka arsye të pohohet, se shkaktar për to janë ndotjet në det. Kur kontrollohet uji për të vlerësuar cilësinë e tij kërkohet prania e tipit të caktuar mikroorganizmash. Në qoftë se konstatohet prania e tyre kjo do të thotë, se ka problem me pastërtinë dhe kontrollin në burimin përkatës të ujit, por kjo nuk ka lidhje me numrin e njerëzve që vuajnë nga sëmundjet gastrointestinale. Tek ne deri në këtë moment nuk ka të dhëna se njerëzit e sëmurë kanë qenë në pushim buzë detit. Bullgarët që pushojnë jashtë shtetit janë të informuar mirë për rregullat e higjienës personale dhe dobinë e imunizimit. Në lidhje me qindra refugjatët që vijnë në Kontinentin e Vjetër nga Azia dhe Afrika dhe disa prej të cilëve kalojnë përmes Bullgarisë, duhet të thuhet kategorikisht, se ata nuk përbëjnë rrezik për përhapjen e sëmundjeve. Përkundrazi, vetë ata i janë nënshtruar rrezikut. Ata nuk transferojnë sëmundje më të ndryshme nga ato që kemi ne, evropianët. Kuptohet, në qoftë se i lëmë në kushte, që nuk ofrojnë  jetesë normale dhe respektim të higjienës normale, ata si ne do të jene të rrezikuar. Duhet të heqim dorë nga spekulimet. Diçka më tepër, shëndeti i këtyre njerëzve është i rrezikuar, sepse udhëtojnë fëmijë të vegjël, gra shtatzëna dhe njerëz me sëmundje të ndryshme kronike. Në lidhje me përgatitjen e inspektorëve shëndetësorë në Bullgari mund të them se tashmë ndihet mungesa e këtyre kuadrove. Në BE ka programe të specializuara të orientuara kuadrove, të cilët kanë aftësi për të punuar me sëmundjet ngjitëse.”

Ndër parimet kryesore të shpallura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për parandalimin e infeksioneve gjatë ditëve të nxehta të verës janë konsumimi i ushqimit pas përpunimit termik, si dhe pirja e ujit nga burime të sigurta të ujit. Kur njeriu del për ekskursion në mes të natyrës është mirë të mbajë me vete ujë në shishe. Në lidhje me brucelozën ndër kafshët bujqësore në vend specialistët epidemiologë këshillojnë të kthehemi tek traditat e vjetra të mira bullgare, sipas të cilave qumështi duhet të zihet deri sa fillon të vlojë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD
Foto: Kopshti Zoologjik i Stara Zagorës

Kopshti zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj

Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..

botuar më 24-12-15 7.25.PD

Muzeu i Shkencave Natyrore i Plovdivit po pret një "Festival të Akullit"

Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..

botuar më 24-12-14 7.35.PD