Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderimi ndaj Nënës së Zotit dhe besimi i fortë e mbrojnë fshatin Ovçarci nga vështirësitë dhe stuhitë në natyrë

БНР Новини

Më 15 gusht populli tonë nderon festën Fjetja e Hyjlindëses Mari. Ajo është një nga festat më të nderuara nëpër tokat bullgare, lidhur me nënën e Zotit–përkrahëse e lindjes, të amësisë dhe e cila dhuron jetë. Në qytetet ku ka kishë ose manastir, i cili mban emrin e Shën Mërisë, bëhen tubime të përgjithshme fshatare. Kudo përgatiten gjellë me mishin e kafshëve të cilët janë bërë kurban dhe pas kësaj gjella ju shpërndahet shumicës, të cilët janë mbledhur në oborrin e kishës.

Снимка

Sipas legjendës, secili duhet të marrë nga kurbani festiv për shëndet ,gratë të cilat e nderojnë Shën Mërinë, si përkrahëse të amësisë e zbukurojnë ikonën e saj me lule dhe dhurata.

Снимка

Festa Fjetja e Hyjlindëses Mari është e respektuar mjaft në fshatin Ovçarci rrethi i qytetit Dupnica. Më 15 gusht atë mblidhen që të gjithë banuesit e fshatit dhe shumë miq. Xha Kosta Kacarski, është mes banuesit më të respektuar në fshatin Ovçarci. Gjatë viteve 60 ai ka themeluar një grup për folklor autentik, ka qenë këngëtarë në korin e kishës, kurse sot e transmeton përvojën e vet më të rinjve.

Në këtë festë vijnë njerëz nga e gjithë Bullgaria Jugperëndimore. Bëhet kurban  prej rreth 30 kazanëve. Festa është më e rëndësishme për ne , sepse nderohet nëna e Zotit, e cila ka lindur shpëtimtarin tonë Jesu Krishti. Ai na mbron për çdo gjë. Tek ne në Ovçarci nuk ka dhe nuk kujtoj të ketë pasur breshër, nuk ka anomali dhe thatësirë, të cilat ngjajnë nëpër vendet e tjera. Gjatë dimrit nuk ka dëbora të tilla të shumta, stuhi ose thatësirë. Njerëzit tanë janë shumë fetar dhe janë mirënjohës për mbrojtjen. Përgatitja për festën Shën Mëria e Madhe siç e quajnë akoma, fillon që nga dita e mëparshme, kur përgatitet kurbani. Në mëngjes më 15 gusht dita fillon me një shërbesë kishtare. Kur përfundon liturgjia e Shenjtë, kambana fillon të bjerë. Që të gjithë shkojnë tek paraklisi mbi fshat. Bëhet ceremonia e ujit të bekuar dhe prifti i spërkat njerëzit e pranishëm për shëndet. Pas kësaj fillon programi dëfryes me shumë këngë dhe valle. Festa vazhdon deri në darkë vonë. Luajnë, këndojnë, argëtojnë. Kjo është një nga festat më të mëdha për të gjithë botën e krishterë."

Xhaxha Kosta (në të djathtë) bashkë me një muzikant tjetër

Thonë se jeta në fshat është monotone dhe tepër e thjeshtë, por kjo fare nuk është kështu. Në Ovçarci e duan fshatin e vet, sepse ai është i gjallë. “Ka shumë njerëz të rinj, fëmijë, të gjitha shtëpitë janë të reja dhe të bukura” - thotë Xhaxha Kosta dhe vazhdon tregimin e vet:

Në fshat çdo gjë është shumë e gëzueshme, sepse njerëzit kanë dëshirë të këndojnë dhe të luajnë. Kemi shumë festa dhe pavarësisht nga mosha dhe unë marrë pjesë në to. Kjo më mban të gjallë dhe unë jam shumë i lidhur pas vendit dhe pas njerëzve. Tani ka shumë punë bujqësore, përpara mbillej duhanor tani mbillet grurë, kurse në kopshtet vendasit mbjellin speca,domate, fasule dhe çdo lloj kulturash të tjera të cilat lindin tek ne. Nëpër oborre ka shumë pemë frutore, tona është shumë e begatshme dhe pjellore. Folklori tonë është i lidhur me tokën, me traditat e popullit tonë, me hajdutët dhe me akoma shumë gjëra të tjera. Prandaj dhe këngët tona janë po kaq të larmishme kurse ne i zgjedhim kështu që të mund të tregojnë jetën nëpër krahinën tonë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Gergana Mançeva dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD