30 liqene në pjesë të ndryshme të Bullgarisë do të kalojë me not banuesi i qytetit Ruse Teodor Cvetkov, jo që të verë rekord, por që të mbledhë mjete në ndihmë të grave të cilat luftojnë me kancerin e gjirit. Teodor është vetëm 24 vjeç, por tanimë është i bindur në forcën e iniciativave bamirëse, të cilat e detyrojnë të ndihet i kënaqur nga përpjekjet e bëra.
Fillimin e fushatës Teodori e vuri më 31 maj me not përmes liqenit Nanjovo Bllato, rreth fshatit të qytetit Lloveç Goljama Brestnica. Deri më 20 qershor ai do të kalojë me not disa liqene të cilat gjenden rrotull Sofjes, mes të cilëve Çepinsko dhe Çellopeçensko, dhe po kështu dhe pellgje të ujit rreth Karlievos, Bllagoevgradit, Smoljanit, Burgasit, Ballçikut dhe Kavarnës.
Pritet që në breg, rreth liqeneve të mblidhen dhjetëra miq dhe adhurues, të cilët ta përkrahin notarin dhe idenë e tij bamirëse.
“Dëshirën për t’u marrë me bamirësi e mbaj në vetvete. Akoma si fëmijë ëndërroj t’i ndihmojë njerëzit në nevojë përmes notit, sepse ky është sporti, të cilin unë e pëlqej dhe me anën e të cilit unë mund të bëj një gjë të mirë” - thotë Teodor Cvetkov:
“Çdo një njeri vetë e vendos se me çfarë sporti do të merret, por mua noti më pëlqen, bile për shkak të rezultateve të mira, të cilat i arrij, mund të jem në kategorinë e noterit profesional. Vetë jam mësuar të notoj, unë nuk kam trajner. Vetë i zhvilloj stërvitjet e mia në një pishinë 17 metrash. Notoj çdo herë kur më jepet mundësia. Në lumin Danub nuk është e përshtatshme për të notuar dhe për stërvitje sepse ka rryma uji dhe vorbulla dhe ka rrezik madje për noterët profesionalë. Largësia ime më e gjatë e kaluar me not është e përshtatshme për rekord botëror - 50 kilometra me këmbë të lidhura, të cilën e kalova për 17 orë. Qëllimi im është jo të vendos rekorde ose të garoj për medalje. Në vend të parë unë dua të ndihmoj. Shumë njerëz më përkrahin në këto iniciativa, por më tepër më ndihmon vëllai im binjak Valentin. Ai gjithmonë është pas kurrizit tim dhe unë e di se mund të mbështetem tek ai. Çdo gjë të cilën e kam arritur është njëkohësisht dhe veprimtari e tij, na ndihmon dhe shoku ynë Dejan Kostadinov, të cilit gjithmonë mund t’i kem besim. Kam shumë shokë dhe secili prej tyre do të marrë pjesë me atë që mundet, që të mund të mbledhim më shumë para për fushatën kundër kancerit. Janë siguruar kushte shumë të mira për të notuar, kështu qe rreziku të jetë minimal. Nga të gjitha liqenet, në të cilët do të notoj, njoh vetëm një, të tjerët janë një befasi dhe prandaj do të jetë interesante dhe e vështirë njëkohësisht. Shpresoj që njerëzit të vijnë dhe të më përkrahin që nga bregu, dhe për më tepër ta ndihmojnë fondacionin “Një nga tetë”. Me ta u lidhëm me iniciativën tonë, sepse donim pikërisht atyre t’u ndihmonim. Llogaria bankare është treguar në faqen tonë “Liqenet e Bullgarisë për një nga tetë”. Mjerisht njerëzit nuk u përgjigjen shumë thirrjeve për bamirësi, por kam vënë re se, njerëzit e varfër janë më të përgjegjshëm. Me gjithë atë asnjë nuk është i siguruar se në një moment të caktuar nga jeta e vet nuk do të bjerë në nevojë. Prandaj duhet t’i ndihmojmë njëri-tjetrit. Është shumë vështirë që njeriu të luftojë me egon e vet, por në qoftë se interesohemi vetëm për veten tonë, nuk ka se si të ecim përpara.”
E gjithë iniciativa e vëllezërve Cvetkovi ka një drejtim përveç human dhe ekologjik. Sipas vërejtjeve të notarit Teodor, me çdo një vit të kaluar liqenet bëhen gjithnjë e më të ndotura, kurse ndryshimet klimatike po kështu e ndërlikojnë situatën në pellgjet e ujit. Valentin Cvetkov tregon edhe për një iniciativë tjetër: "Parashikojmë me ndihmën e dhuruesve të botojmë një enciklopedi, e cila të mund të përfshijë sa më shumë liqene në Bullgari. Të ardhurat nga shitja përsëri do të shkojnë për fondacionin e grave, të cilat luftojnë me kancerin e gjirit. Kurse përmes vetë enciklopedisë duam të popullarizojmë natyrën e Bullgarisë. Veç kësaj ne e vëmë theksin mbi rrezikun nga ndotja dhe zhdukja e disa liqeneve.”
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaFoto: BulgarianLakesForOneOfEightFoundation dhe Gergana Mançeva
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..