Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot Radioja Kombëtare Bullgare mbush 85 vjet

БНР

Gjatë vitit 2020 Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e vet të 85. Institucioni ynë është një nga dy mediat publike shtetërore në Bullgari, bashkë me Televizionin Kombëtar Bullgar, por ai është krijuar afro 25 vjet më vonë. 25 janari 1935 është data, kur me dekret të Mbretit Boris III transmetimi në Bullgari bëhet pronë shtetërore. Kjo datë është e pranuar si themelore për radion shtetërore, kurse prej 19 vjetëve data u afirmua dhe si një festë zyrtare e Radios Kombëtare Bullgare. Me këtë rast jepen çmimet “Sirak Skitnik”, si një dallim i personaliteteve të shquara me një kontribut të madh në zhvillimin dhe ngritjen e autoritetit të medies publike. Çmimi mban emrin e drejtorit të parë të Radio Sofjes - Sirak Skitnik (1935-43) i cili ka gërshetuar talentet e piktorit, poetit, teatralit, kritikut dhe figurës publike.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD

Ndryshimet në legjislacion do ta afrojnë arsimin me kërkesat e shekullit XXI

Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..

botuar më 25-09-15 6.20.PD
Foto: Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Dubai

Besimi dhe arsimi forcojnë lidhjet mes bullgarëve në Emiratet e Bashkuara Arabe

Në fillim të shekullit të kaluar Dubai ishte një qytet i vogël me rreth 1200 banorë, me një port të vogël në brigjet e Gjirit Persik. Falë vendndodhjes së tij gjeografike u shndërrua në një port të rëndësishëm për tregtarët e huaj, kryesisht indianë,..

botuar më 25-09-11 8.00.MD