Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Alpinisti i ndjerë bullgar Bojan Petrovi: “Majat 8 mijëshe për mua janë si një kozmos”

“Përqendrimi dhe disiplina në alpinizëm kanë rëndësi kyçe për mua” thekson në një intervistë në vitin 2012 alpinisti i madh bullgar Bojan Petrov. Më 7 shkurt ai do të festonte ditëlindjen e 47-të, në se në vitin 2018 ai nuk kishte mbetur përgjithmonë nën rrëzat e majës 8-mijëshe Shisha Pangma.

Që në moshën e adoleshencës ai shfaqte interes për speologjinë. Pak më vonë zbuloi për veten alpinizmin. Këto dy pasione ishin në ndihmë të profesionit të tij të zoologut studiues. Nga çdo ekspeditë, kudo që të ishte në botë, qoftë në shpellë, qoftë në ndonjë majë, ai rikthehej me bimë, gurë, lloje të reja kandrrash për shkencën. Dhe e gjithë kjo ishte për fondet e Muzeut Kombëtar Natyror Shkencor pranë Akademisë Bullgare të Shkencave ku punonte. Pasi e vunë diagnozën “diabet” ai u bë alpinisti i parë me këtë sëmundje, që pushtoi 10 maja tetëmijëshe. Dhe ai gjithmonë ngjitej pa oksigjen dhe pa ndihmën e sherpave. Kjo sepse ishte i bindur, se alpinizmi është një sport me vete. Bojan Petrovi ishte i bindur se kufiri nuk është kufizim, por rrugë drejt majave më të larta; se aq më lartë ngjitesh, aq më të vogla duken problemet e jetës së përditshme.

Për hapat e vet të parë në alpinizëm në një intervistë vitin 2012 Bojan Petrovi tregon:

Me alpinizëm merrem që nga viti 1990, kur isha për vizitë në ish Bashkimin Sovjetik dhe pata fatin të frekuentoja Tjanshanin. Isha nxënës në klasën e 10-të dhe te unë interesi ndaj shpellave ishte shumë i madh. Mirëpo, rastisi që brenda kësaj vizite të ngjita në dy maja nja 3-4 mijëshe. Kështu lindi interesi im ndaj maleve dhe dëshira të ngjitem lartë, gjithnjë e më lartë. Kur u ktheva në Bullgari fillova të frekuentoj një kurs të alpinizmit dhe atëherë zbulova se kjo është jeta ime. Alpinizmi më ndihmoi të arrij kënde ku zoologët e tjerë nuk mund të shkojnë. Megjithëse dihet, se janë të varfra ekosistemet në majat e larta, aty hasen gjëra interesante të cilat meritojnë të studiohen.

Kur në vitin 2000 u zbulua se është i sëmurë nga diabeti të gjithë mjekët e këshilluan se duhet të harrojë alpinizmin, të heqë dorë nga shpellat dhe të kujdeset për shëndetin. Për këtë periudhë Bojan Petrovi tregon:

Megjithëqë isha pak i shqetësuar, që muajin e parë u përfshi në një ekspeditë të vogël të shpellave në Rumani. Zbulova se me diabet megjithëse është e vështirë është e mundshme të jam pjesë të ekspeditave të tilla. Tre muaj më vonë ngjita në majën Ararat (5 136 metra) në Turqi. Kështu fillova të bëhem më i guximshëm dhe në vitin 2001 mora pjesë në ekspeditën e ngjitjes së majës 8-mijëshe Broud Pik në Karakorum. Në këtë mënyrë dalëngadalë arrita t’u nënshtrojë sëmundjen interesave të mia.

Për ngjitjen më të paharrueshme Bojan Petrovi kujton:

Në vitin 2009 për 8 ditë arrita të ngjitem në 2 maja tetë-mijëshe – Gasherbrum 1 dhe 2. Kur kthehesha nga kjo ekspeditë rashë në një çarje akullnajore. Ky ishte një fluturim nga një lartësi nga 8 metra. Ishte përjetimi më i tmerrshëm për mua. Për fat të mirë kishte një ekspeditë spanjollësh të cilët më zbuluan. Tani gjithçka është në të kaluarën. Mbeti vetëm trauma psikologjike se mund të vdesësh kështu dhe asnjeri nuk do të di se ku je.

Në po këtë intervistë Bojan Petrov shpjegon se alpinisti duhet të jetë i urtë, i përgatitur mirë, mendjemprehtë, i qëndrueshëm fizikisht. Vet ai tregon, se para çdo ekspedite të paktën 6 muaj vrapon në malin Vitosha dhe përpiqet të përballojë një çnivelim të paktën 780 metra. Me çdo ngjitje përmirësonte me disa sekonda arritjen e ditës së mëparshme. Për ndjenjat kur alpinisti pushton majën rrëfen:


Për mua majat 8-mijëshe janë si një kozmos. Nga aty shihet se Toka është e rrumbullakët. Nga çdo majë shikoj majën tjetër. Kur njeriu ndodhet aq lartë tek ai lindet ndjenja se qëndron mbi të gjithë. Prandaj kur kthehem të gjitha problemet për mua duken të vogla në krahasim me këtë të cilën e kam përballuar duke u ngjitur në ndonjë majë. Kështu që mund të them se alpinizmi më ndihmon të përballoj të gjitha problemet në jetë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Cveti dhe buajt e saj "të lumtur" të racës bullgare murra

Ajo është e bukur, e hollë, e re dhe e arsimuar. I ka të gjitha cilësitë për të pasur një karrierë të suksesshme në botën e pasarelave apo në atë të reklamave! Por ajo zgjedh të rrisë ...buaj në fshat. Cvetelina Nedkova u diplomua me nota të shkëlqyera..

botuar më 24-05-30 7.30.PD

Një delegacion shtetëror bullgar sjell në Vatikan simbolet bullgare të paqes dhe unitetit shpirtëror

Çdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një delegacion bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit ose kreu i shtetit priten në audiencë nga kreu i..

botuar më 24-05-21 7.30.PD
Shoshana Baruh

Byrek me djathë, dhallë dhe tarator - Shoshana dhe mëngjesorja e saj bullgare në Brazil

Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..

botuar më 24-04-30 7.20.PD