Sipas të dhënave të institutit statistikor të Serbisë nga viti 2011, u përcaktuan vetë si bullgarë pak më se 18 mijë veta. Me pakicë më të madhe bullgare janë krahinat lindore të fqinjës sonë perëndimore – kryesisht bashkitë e qyteteve Bosilegrad dhe Caribrod. Vitet e fundit për shkak të migracionit ekonomik në rritje bullgarët bëhen gjithnjë e më pak – thekson Milla Vasov, drejtoreshë e Shtëpisë Botuese “Novo Bratstvo” (Vëllazëria e Re) dhe kryeredaktore e gazetës me të njëjtin emër, e cila del në gjuhën bullgare në Nish.
“Gazeta ekziston që nga viti 1949, ndërsa dy vjet pra kësaj dilte si shtojcë e gazetës “Pirotska Svoboda” (Liria e Pirotit)dhe afro një vit si gazeta me vete bullgare „Svoboda” (Liri). Thënë me fjalë të tjera botimi është fakt që nga viti 1949 e deri më sot. Kishte një ndërprerje nga viti 2012 deri në vitin 2016. Fillimisht gazeta dilte një herë në javë, ndërsa tani për shkak të pamjaftueshmërisë së mjeteve botohet çdo dy javë. Një pjesë prej saj i kushtohet jetës në bashkitë Caribrod dhe Bosilegrad, ndërsa pjesa tjetër – kulturës. Prezantojmë krijimtarinë e bullgarëve në Serbi. Nga viti 1960 deri në vitin 2012 dilte edhe revista e fëmijëve “Drugarçe” (Shok), ndërsa nga viti 1964 deri në vitin 2012 edhe botimi i madh letrar “Most” (Urë). Gjatë viteve arritëm të bëjmë shumë botime të financuara nga ish Jugosllavia. Kjo ishte një periudhë në të cilën dolën nga shtypi më se 150 libra në gjuhën bullgare. Tani e kemi vetëm gazetën.”
Sipas bashkëbisedueses Milla Vasov roli kryesor i mediave bullgare në Serbi duhet të jetë bashkimi i bullgarëve në këtë vend.
“Karakteristika kryesore e pakicës bullgare është se ajo është e ndarë. Ne nuk veprojmë si një organizëm. Të gjitha mediat bëjnë apel të punojmë bashkë, por në praktikë jemi të ndarë. Për këtë ka shumë shkaqe...”
Trojet e populluara me bullgarë në Serbinë fqinje tek ne njihen me termin “krahina perëndimore” i cili u afirmua pas Luftës së Parë Botërore. Me të caktohen territoret e shkëputura nga shteti bullgar dhe të aneksuara në Mbretërinë e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve sipas Traktatit arritur në Neuilly-sur-Seine të Francës nënshkruar më 27 nëntor të vitit 1919. Pjesa dërmuese e këtyre territoreve sot janë në Serbi, ndërsa të tjerët – në Maqedoninë e sotme të Veriut.
“Në fakt në Serbi banojnë afro 18 mijë bullgarë. Tani procesi mësimor në shkollat fillore në krahinat perëndimore është në gjuhën bullgare, ndërsa në rajone të tjera – është i përzier. Në kohën e socializmit procesi i mësimdhënies fund e krye ishte në gjuhën bullgare, pas kësaj fëmijët e kishin të drejtën të zgjedhin në cilën gjuhë të mësojnë. Mirëpo, shumica prej tyre pas mbarimit vazhduan arsimin në Bullgari.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: novo.bratstvo.rs
Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..
Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti dhe Materia”, njofton BTA. Sipas organizatorëve, motoja e forumit përmban një mesazh për shoqërinë..
Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë, kulturën dhe mundësitë për balneologji dhe turizëm SPA."Një fillim ndryshe për verën e vitit 2025! Paç..
Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një..
Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti..