Mbi 1 mln e 600 mijë bullgarë kanë në plan të pushojnë këtë verë. Pak mbi gjysmë prej tyre (53% këtë vit, 54% vitin e kaluar) do të zgjedhin bregdetin bullgar. Këtë e tregon një studim i agjencisë sociologjike “Trend” me kërkesë të gazetës “24 çasa”.
Vëzhgohet rritje e bullgarëve që preferojnë të pushojnë në malet bullgare – 21% (16% gjatë vitit 2019). 20% e bullgarëve kanë plane të pushojnë jashtë shtetit (32% gjatë 2019-ës). Destinacionet më të preferuara nga bullgarët janë Greqia – 65% (57% vitin e kaluar) dhe Turqia – 20% (29% në vitin 2019).
Bullgarët që nuk kanë plane për të pushuar këtë vit shënojnë si motiv kryesor për këtë mungesën e mundësive financiare – 61% . Vetëm 12% kanë frikë nga koronavirusi.Shoqata Sportive e Alpinizmit “Mlladost” në Bosilegrad të Serbisë, me mbështetjen e Komunës së Bosilegradit dhe Shoqatës së Alpinistëve të Serbisë, organizon ngjitjen e XII-të ndërkombëtare në majën Cërnook (1881 metra). Ngjarja do të mbahet më 16..
Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..
Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..
Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë..