Më 27 korrik në Sofje do t’i jepet start edicionit të 67 të Turneut Ndërkombëtar të Çiklizmit të Bullgarisë. Këtë e bëri të ditur Dimitër Kuzov, kryetari i Federatës Bullgare të Çiklizmit.
Gara, në të cilën duhet të përfshihen mbi 40 skuadra, duhet të përfundojë më 1 gusht në Burgas, duke kaluar përmes Borovecit, Pazarxhikut, Kërxhalit dhe Momçillgradit, Plovdivit dhe Slivenit.
Bullgaria do të marrë pjesë me pesë skuadra. Në garë do të përfshihen edhe sportistë elitarë nga vende të tjera, ndër të cilat Belgjika, Norvegjia, Franca, Italia, Spanja, Çekia, Polonia, Ukraina etj. Gara është përfshirë në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Çiklizmit (UCI)
Turneu i parë i çiklizmit në Bullgari u zhvillua në vitin 1924.Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...