Bullgaria dhe Kroacia janë pranuar në mekanizmin valutor ERM-II dhe në Bashkimin Bankar dhe gjatë 3 vjetëve të ardhshme do të përgatiten për implementimin e valutës së përbashkët evropiane, bëri të ditur Banka Qendrore Evropiane.
Në këtë mënyrë Eurozona mund të zgjerohet me anëtarë të rinj për herë të parë që nga viti 2015 e këtej, kur Letonia u bë anëtarja e 19-të.
“Ky është një akt historik, i cili do të ketë rëndësi të madhe për të ardhmen e Bullgarisë”, tha guvernatori i Bankës Popullore Bullgare Dimitër Radev në brifingun kushtuar pranimit të Bullgarisë në ERM-II. Ministri i financave Vlladisllav Goranov shtoi se ky akt është aq i rëndësishëm siç ishte aderimi i vendit tonë në NATO dhe në BE, kurse hapi tjetër logjik është përdorimi i euros në Bullgari.
Hyrja e euros në qarkullim në Bullgari është e mundshme jo më herët se 2023. Banka Qendrore Evropiane caktoi kursin e këmbimit të levit bullgar 1,95583 për 1 euro.
Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..
Një kompani bullgare po zgjeron prodhimin e saj të makinave prerëse me lazer në Parkun Industrial Sofje – Bozhurishte, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Investimi kap vlerën prej 2 milionë leva (mbi 1 milion euro). Kompania do të ndërtojë një ndërtesë..