Paftat janë një zbukurim tipik bullgar. Ato janë element i kostumeve popullore nga krahina të ndryshme të Bullgarisë. Këto dekorime prej veshjes tradicionale bullgare mund të kenë forma më të ndryshme. Janë mbuluar kryesisht me ornamentikë florale, nganjëherë edhe me aplikacione prej sedefi. Në disa pafta mund të ketë edhe motive kafshore.
Historia e paftave në trojet tona na kthen prapa në Mesjetë, kur ato e kanë treguar statusin social të burrit.Sipas zbulimeve arkeologjike afër fshatit Madara në rajon janë krijuar pafta që gjatë shekullit IX – X dhe janë prodhuar në masë gjatë Mbretërisë së Dytë Bullgare /1185-1396/.
Pas rrëzimit të Bullgarisë nën Zgjedhën Osmane në shekullin e XIV bullgarët humbin forcën e tyre ushtarake. Për këtë shkak paftat dalëngadalë bëhen pjesë e kostumit femëror, duke i shndërruar në mbrojtëse të pjesës më të rëndësishme femërore – organet e lindjes.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XVIII në paftat ka madje elemente të stilit të barokut, ndërsa në disa prej tyre janë pikturuar skena biblike – Krishtlindja, Ungjillëzimi i Hyjlindëses, Ngjallja e Krishtit.
Mirëpo, në fillim të shekullit të XX kostumet popullore fillojnë të sprapsen para veshjes moderne të qytetit, që të zënë një vend të denjë në muze, ose në dollapët e gjysheve tona.
Më shumë hollësi për këtë element origjinal dekorativ prej veshjes tradicionale bullgare mund të mësoni në publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë Mesazhet e fshehura të paftave bullgare
Foto: arkiv, botevgrad.comFalë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..
Mbrëmjen e 22 shtatorit filloi Viti i Ri Hebraik – Rosh Hashana. Sipas kronologjisë së Torës, nisi viti 5786 nga krijimi i botës. Sipas besimit hebraik, në këtë ditë Zoti krijoi njeriun e parë, Adamin. Sipas traditës hebraike, në dhjetë ditët që..
Për herë të parë, Himni i Pavarësisë u dëgjua më 22 shtator 1908 në qytetin bregdetar të Detit të Zi, Burgas. Autori i melodisë dhe tekstit – dirigjenti ushtarak Georgi Shagunov – ka shënuar në faqen e parë të partiturës se himni është shkruar dhe..
Mbrëmjen e 22 shtatorit filloi Viti i Ri Hebraik – Rosh Hashana. Sipas kronologjisë së Torës, nisi viti 5786 nga krijimi i botës. Sipas besimit..
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj..