Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

17 shtatori - festë e virtyteve shpirtërore dhe е kryeqytetit tonë Sofja

Foto: arkiv

Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e tre motrave Besa, Shpresa dhe Dashuria dhe të nënës së tyre Sofia, të cilat vdesin për shkak të besimit të tyre në fenë e krishtere gjatë vitit 126 gjatë kohës së perandorit romak Adrian.

Sofia do të thotë Mençuri, me fjalë të tjera Urtësia dhe mençuria e Zotit, me të cilën është emërtuar dëshmorja e shenjtë. Prandaj dhe vajzat e saj mbajnë emrat e fryteve bazë të Shpirtit - besimi, shpresa dhe dashuria.

17 shtatori është zgjedhur gjithashtu festë e qytetit Sofja me vendim të Këshillit të Bashkisë së Kryeqytetit nga data 25 mars 1992. Sipas urdhëresës bashkiake për simbolet dhe dallimet, të miratuar agjatë vitit 2007, në Ditën e Sofjes mbahet seanca solemne e parlamentit të qytetit, kurse në të u jepen çmime veprimtarëve shoqërorë me kontribut  për lartësimin shpirtëror dhe përhapjen e kulturës në kryeqytet.

Çdo vit më 17 shtator në afërsi me Bazilikën “Shën Sofia” zhvillohet një ceremoni festive, shërbehet dhe një liturgji festive.

Është interesante të shënohet se shpesh bëhet gabim, kur mendohet se kishat me emrin Shën Sofia (për shembull këto në kryeqytetin bullgar dhe në Stamboll) të cilët janë të ngritura për nderim dhe lavdi të Birit të Zotit, janë emërtuar jo Atij, por shenjtores Sofia. Por, në fakt, Urtësia e Zotit është një nga pseudonimet e Jezu Krishtit. Sipas fjalëve të zëvendës kryetarit të bashkisë së kryeqytetit  docent, doktor Todor Çobanov, i cili është dhe pedagog universitar, Krishti është Llogosi, pra Fjala e Zotit, e mishëruar në mishin dhe trupin njerëzor. Dhe Krishti-Urtësi, është emri i kryeqytetit. Prandaj dhe kisha më e vjetër ortodokse  në kryeqytetin e sotëm “Shën Sofia” e ka marrë si festë e vet - Ungjillëzimin e Hyjlindëses Mari 25 marsin.

Më shumë për historinë e qytetit i cili mban emrin Sofja, si dhe për disa nga kureshtjet e tij më të mëdha, lexoni KËTU.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD