Në prag të vjeshtës në plan të parë del kujdesi për forcimin e organizmit dhe të sistemit imun. Disa prej mundësive janë shëtitjet mes natyrës, në gërshetim me vetitë shumë të mira të mjaltit të manit për shembull! Në malin Stranxha mund t’i kombinoni që të dyja.
Sipërmarrës vendas kanë punuar një itinerar të posaçëm i cili prezanton nga afër mjaltin e manit nga krahina e Stranxhës dhe produktet biologjike të bletëve, të cilat prodhohen në pyjet rreth lumit Veleka. Turistët kanë mundësi të vizitojnë dy bletore, të vendosura në fshatrat e nestinarëve /valltarë të cilët vallëzojnë mbi prush/ të Stranxhës. Në to nxirret mjalti biologjik, uthulla prej mjalti dhe produkte të tjera prej mjalti të cilat e risin imunitetin.
Mjalti prej mani nga Stranxha është me veti të dëshmuara shëruese dhe prej kohe është imponuar si një pjesë nga logoja turistike e malit. Jo rastësisht e quajnë “floriri i zi i Stranxhës”! Gjatë vitit 2019 ai u bë produkti i parë bullgar, i regjistruar me një emërtim të Mbrojtur për prejardhje në bazë të skemave Evropiane për cilësi. Prodhohet prej bletëve mjaltë sjellëse, të cilat mbledhin nektar nga bimët dhe lëngun e ëmbël nga lisat e Stranxës.
Mjalti i Stranxhës ka aromë të frutave të pjekura dhe shijen e karamelit dhe është me një përmbajtje shumë të ulët të polenit. Në sajë të kompleksit prej mineraleve, të aminoacideve thelbësore dhe të pazëvendësueshme dhe të vitaminave, ai përdoret për rritjen e imunitetit dhe për shërimin e problemeve të ndryshme - duke filluar që nga gripi dhe arrihet deri tek sëmundjet e veshkave dhe të mëlçisë.
Paralelisht me vizitat në bletore, turistët njihen dhe me brendësinë e malit - me vendet e tij më të shenjta dhe të lashta, me traditat, natyrën dhe kuzhinën vendase.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv-iniciatorë
Klima e butë, ngjarje kulturore dhe mundësi për të njohur traditat vendase – këto janë vetëm disa nga arsyet pse vjeshta është koha më e përshtatshme për të vizituar Sofjen, raporton portali i njohur italian i udhëtimeve siviaggia.it , i cili së..
Vetëm 37 km nga qyteti i dytë më i madh në Bullgari – Plovdiv , dhe njëqind kilometra në juglindje të Sofjes ndodhet Pazarxhiku piktoresk. Pozicioni i favorshëm gjeografik i qytetit të lashtë është arsyeja se pse rrugët e rëndësishme tregtare..
Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..