Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të nderojmë Shën Varvaran, mbrojtëse të fëmijëve

Foto: arkiv

Dita e katërt e dhjetorit i kushtohet Shenjtores Varvara, ndërsa kujtesa e saj nderohet si nga ortodoksia, ashtu edhe nga katolicizmi. Në shërbimet këtë ditë këngët që shoqërojnë liturgjinë solemne përshkruajnë  trimërinë e saj.
“Le të nderojmë Shën Varvaren. Duke shtypur rrjetat e armikut, e Plotfuqishmja u shpëtua prej tyre si një zog me ndihmën e kryqit” thuhet në troparin festiv për Shën Varvarën.
Festa është edhe pjesë e kalendarit folklorik bullgar. Shenjtorja konsiderohet mbrojtëse e fëmijëve nga sëmundjet më shpesh nga fruthi, por edhe i të vdekurve papritur.
Sipas legjendës Shën Varvara lindi në trojet e sotme bullgare në fshatin Eleshnica, i cili në atë kohë quhej Iliopoll. Ndoshta me këtë shpjegohet popullariteti i madh i shenjtores dhe shumë gojëdhënat, ritet dhe besimet e lidhura me të.
Dy ditët e vijueshme kisha kremton Shën Sava më 5 dhjetor dhe Shën Nikollaj Mirlikijski më 6 dhjetor. Në besimet popullore Varvara është motra e Savës dhe e Nikollës. Kjo për arsye se festat popullore gërshetojnë në vet veten elemente pagane dhe të krishterë. Kjo traditë origjinale e lindi proverbin “Varvara vlon, Sava piqet, Nikolla mirëpret mysafirë”.

Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon Festivali Bullgar i Kumbullës

Mali i Ballkanit, qeramika dhe fruti i kumbullës janë simbol i rajonit të Trojanit . Banorët vendas dinë si t’i ruajnë traditat e tyre. Këtë e dëshmon edhe ngjarja që shënon fundin e vitit bujqësor në fund të çdo shtatori – Festivali Bullgar i Kumbullës..

botuar më 25-09-20 7.05.PD

Fshati Kurtovo Konare fton në festivalin tradicional të lutenicës

Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor..

botuar më 25-09-13 6.55.PD

Festa e Bukës, Këngës dhe Vallëzimit në qytetin Silistra

Edicioni i gjashtë i Festës së Bukës, Këngës dhe Vallëzimit, me një ekspozitë bukësh dhe prodhimesh të bukës nga Vatrat e Kulturës në komunën e Silistrës, do të mbahet më 12 shtator në orën 18:00 në sheshin “Liria” të qytetit. Programi përfshin..

botuar më 25-09-12 6.10.PD