Internet sajti i Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ është mbajtësi i Çmimit të Madh “Sirak Skitnik 2020”. Çmimet e sivjetshme vjetore të BNR-së, të cilat caktohen nga Këshilli Publik i Medias, u dorëzuan në një ceremoni online në vigjilje të Ditës Botërore të Radios.

"2020-ta ishte një vit i pazakontë dhe befasues”, tha Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Andon Baltakov në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Vanja Vëllkova, kryetare e Drejtorisë së Projekteve Digjitale, pranoi çmimin, duke theksuar se testi Covid ka treguar se në kohë krize, njerëzit u drejtohen mediave publike për informacion.

Gjatë vitit të kaluar faqja e BNR-së në internet ka arritur 60% rritje të auditorit të saj.
Asja Pençeva, korrespondente e BNR-së në Ruse, fitoi Çmimin e Radio Gazetarisë 2020.

Çmimi për radio-projekt u mor nga autorët e projektit "Histori përrallore me BNR - Burgas".

Çmimi Zëri i Artë i Fondacionit Nadezhda Xheneva iu dha programit “Horizont” të BNR-së.

Në vitin e përvjetorit të vet të 85 Radio Bullgaria mori pjesë në konkurs me tri nominime: Radio Bullgaria - për Çmimin e Madh "Sirak Skitnik", kolegu ynë i ri Ioan Kolev - për radio-gazetari, stafi i Redaksisë së Gjuhës Turke - në kategorinë “radio-projekt" për vitin 2020.
Foto: Ani Petrova“Vij në Bullgari për t’u mbushur me ndjenja të reja” – këtë na ndau Desisllava Cvetkova, e cila kaloi 14 vjet në kryeqytetet e Evropës së Bashkuar, duke punuar në administratën e Komisionit Evropian. Kohët e fundit Desisllava është përsëri në atdheun..
Aleksandra-Joana Aleksandrova – aktore, këngëtare dhe modele me pamje mbresëlënëse, talent muzikor dhe prani të fortë skenike, ishte në Sofje në fund të korrikut dhe fillim të gushtit për të interpretuar rolin e Kozetës në muzikalin e njohur “Të mjerët”..
Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i Matsuo Basho në qytetin Iga të Japonisë. Për herë të parë, një bullgar ka marrë çmimin..
Më 8 nëntor, në orën 19:00, në Sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, për herë të tretë do të shpërblehen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë të..
Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar..