Internet sajti i Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ është mbajtësi i Çmimit të Madh “Sirak Skitnik 2020”. Çmimet e sivjetshme vjetore të BNR-së, të cilat caktohen nga Këshilli Publik i Medias, u dorëzuan në një ceremoni online në vigjilje të Ditës Botërore të Radios.

"2020-ta ishte një vit i pazakontë dhe befasues”, tha Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Andon Baltakov në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Vanja Vëllkova, kryetare e Drejtorisë së Projekteve Digjitale, pranoi çmimin, duke theksuar se testi Covid ka treguar se në kohë krize, njerëzit u drejtohen mediave publike për informacion.

Gjatë vitit të kaluar faqja e BNR-së në internet ka arritur 60% rritje të auditorit të saj.
Asja Pençeva, korrespondente e BNR-së në Ruse, fitoi Çmimin e Radio Gazetarisë 2020.

Çmimi për radio-projekt u mor nga autorët e projektit "Histori përrallore me BNR - Burgas".

Çmimi Zëri i Artë i Fondacionit Nadezhda Xheneva iu dha programit “Horizont” të BNR-së.

Në vitin e përvjetorit të vet të 85 Radio Bullgaria mori pjesë në konkurs me tri nominime: Radio Bullgaria - për Çmimin e Madh "Sirak Skitnik", kolegu ynë i ri Ioan Kolev - për radio-gazetari, stafi i Redaksisë së Gjuhës Turke - në kategorinë “radio-projekt" për vitin 2020.
Foto: Ani PetrovaMinistri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit, Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin dhe diplomatët..
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...
Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..
Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar..
Më 8 nëntor, në orën 19:00, në Sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, për herë të tretë do të shpërblehen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë të..