Komisioni Evropian po vëzhgon nga afër ngjarjet në Bullgari, por nuk do të komentojë mbi ankesat e eurodeputetëve nga Partia Popullore Evropiane kundër Ministrit të përkohshëm të Brendshëm Bojko Rashkov. Më 31 maj, eurodeputetët bullgarë nga GERB-SDS i dërguan një letër Parlamentit Evropian dhe komisionerëve të BE duke sinjalizuar për deklarata të diskutueshme të ministrit.
“Si gjithmonë, ne do të përgjigjemi në mënyrën e duhur dhe përmes kanaleve të përshtatshme. Por ne nuk do të komentojmë mbi ngjarjet e brendshme politike”, theksojnë nga komisioni. Duke sqaruar se në kontekstin e raportit vjetor mbi sundimin e ligjit, Komisioni Evropian do të publikojë në korrik analizën e dytë vjetore të sundimit të ligjit në vendet anëtare.
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..
Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi. Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të..
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për..