Biznesmeni Minju Stajkov ka dënuar Bullgarinë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, njoftoi reporterja e BNR Sillvija Velikova. Magjistratët kanë pranuar ankesën e afaristit se ndalimi i tij për më shumë se dy vjet ka qenë i tepruar, por kanë refuzuar kërkesën për kompensim.
Në fillim të shtatorit të vitit 2018 Stajkov u arrestua dhe u akuzua bashkë me djalin e tij Stajko dhe disa persona të tjerë për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal për mashtrime tatimore, larje të parave të pista dhe prodhim cigaresh pa banderol. Në ditën në të cilën i skadoi afati i ndalimit maksimal prej 8 muajsh, ai u akuzua për keqpërdorim me fonde të BE-së për më shumë se 11 milion leva dhe ndalimi i tij u zgjat.
Aktualisht, Stajkov, i cili është në arrest shtëpiak, është një kandidat për deputet nga partia pak e njohur “Brigada”.
Dy punonjësit e Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Automobilave", të cilët kërkuan ryshfet nga shoferët e kamionëve të huaj që transportonin pajisje për mega-shoun e Robbie Williams, janë pushuar nga puna, janë sjellë në përgjegjësi penale dhe janë..
Ministria e Turizmit mori pjesë në ekspozitën më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit në Japoni - Tourism Expo Japan (TEJ), e cila u mbajt nga 25 deri më 28 shtator 2025 në sallën e ekspozitave Aichi Sky Expo në Nagoya, Prefektura Aichi,..
Dy punonjës të Agjencisë Ekzekutive “Administrata e Transportit Rrugor” u ndaluan për 72 orë nga policia e kryeqytetit, pasi dyshohet se kërkuan ryshfet nga katër drejtues kamionësh që transportonin pajisjet për koncertin e yllit britanik të muzikës..
Një bullgare është gruaja më e mirë - fermere organike në Bashkimin Evropian për këtë vit. Allbina Jasinskaja është pronare dhe menaxhere e fermës..
“Nuk mendoj se duhet të rriten çfarëdo lloj tatimesh apo taksash”, tha ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, për BNT. “Situata e..
Vendi do të pajiset me sisteme të veta kundër dronëve. Ato do të blihen nga Ministria e Mbrojtjes përmes një huaje të marrë në kuadër të Mekanizmit..