Në fjalimin e tij tradicional të Vitit të Ri drejtuar popullit bullgar, Kreu i Shtetit Rumen Radev falënderoi të gjithë ata që në vitin 2021 “me fjalë të ndershme dhe guxim” mbrojtën të vërtetën dhe luftuan për drejtësi. Ai kujtoi se për Bullgarinë viti kaloi nën shenjën e zgjedhjeve dhe të punës së katër parlamenteve dhe katër qeverive:
"Ndryshimet janë të vështira, regjimi i vjetër do të luftojë për të ruajtur sistemin që garanton pandëshkueshmërinë dhe përfitimet e tij, por procesi është në vazhdim dhe asgjë nuk mund ta ndalojë atë nëse ne të gjithë marrim pjesë në të - me arsye të shëndoshë, vullnet dhe guxim", komentoi Rumen. Radev.
Në urimin e tij për Vitin e Ri, Kreu i Shtetit na bëri thirrje që të shprehim mbështetjen tonë për të gjithë mjekët që luftojnë me vetëmohim për jetën dhe shëndetin tonë, si dhe të mos harrojmë të vetmuarit, të dobëtit dhe të varfrit.
Duke folur për sfidat e vitit 2022, Presidenti bullgar theksoi nevojën për zgjidhje urgjente në lidhje me tejkalimin e krizës shëndetësore dhe energjetike dhe me realizimin e reformave të vonuara prej kohësh për një zhvillim të përshpejtuar.
“Bota rreth nesh po zhvillohet me një ritëm të paparë. Bullgaria mundet dhe e meriton të jetë pjesë e këtij procesi. Duhet të kemi ambicie të larta, të ëndërrojmë më me guxim, të dëshirojmë më shumë”, deklaroi Rumen Radev.
Përpiloi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..