Më 1 prill, Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare do të mbajë një koncert në sallën “Bëllgaria”. Programi përfshin vepra të kompozitorëve Igor Stravinski, Marin Goleminov dhe Eduard Elgar. Në Koncertin për Violonçel dhe Orkestër solist do të jetë Xhongheon Nam - fitues i konkursit të parë ndërkombëtar “Allegra” në qytetin Ruse në vitin 2021. Pjesë e çmimit të tij është ftesa e maestros Mark Kadin – Kryedirigjent i Orkestrës Simfonike të BNR-së dhe anëtar i jurisë prestigjioze.
Dirigjente e ftuar është Deljana Llazarova. Pasi u diplomua në Shkollën Kombëtare të Muzikës dhe Vallëzimit “Dobrin Petkov” me violinë, ajo vazhdoi në Shtetet e Bashkuara nën drejtimin e pedagogut të njohur të violinës, Kevork Mardirosjan. Mësoi edhe drejtim. Ajo pati mundësinë të studiojë me dirigjentë të mëdhenj si Bernard Heitink dha Paavo Jarvi. Për një periudhë jetonte në Cyrih, ku vazhdoi mësimin në klasën e maestros Johanes Shlefli. Aktualisht bullgarja punon edhe si asistente e Kristian Maçellaru në Orkestrën Kombëtare të Francës. Deljana po krijon një karrierë të suksesshme jashtë shtetit. Në skenën amtare më 1 prill do të debutojë si dirigjente.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaGjithmonë e angazhuar me projekte të shumta, Nina Nikolina e pret vjeshtën me disa ngjarje të rëndësishme: një këngë të re, një album dhe një koncert-premierë për prezantimin e albumit. Këngëtarja shënon rikthimin e saj në muzikën pop me albumin e ri..
Yjet e operës Sonia Jonçeva dhe Plácido Domingo do të sjellin në Sofje një galaktikë menaxherësh operash dhe 32 këngëtarësh të rinj operistikë nga 17 vende në 5 kontinente. Konkursi më prestigjioz për yjet në ngritje të operës në botë –..
Shihni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë : Ju prezantojmë një prej klasikëve në kulturën muzikore bullgare Veselin Stojanov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: archives.bnr.bg, bg.wikipedia.org,..
Gjithmonë e angazhuar me projekte të shumta, Nina Nikolina e pret vjeshtën me disa ngjarje të rëndësishme: një këngë të re, një album dhe një..