Sipas stilit të vjetër, festa e Shenjtorëve Konstantin dhe Elena është më 3 qershor. Natën e 4 qershorit në disa fshatra të Stranxhës dhe sot e kësaj dite kryhet zakoni Nestinarstvo - valle me këmbë zbathur në prush e ekzekutuar nga valltarët nestinarë.
Le të kujtojmë se në vitin 2009 rituali u përfshi në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESKO-s dhe në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale “Thesare të gjalla njerëzore – Bullgari”. Përgatitjet për festën e Shën Konstantinit, siç quhet në Stranxha, nisin që në agim të hershëm me “veshjen” e ikonave të nestinarëve me cohë të kuqe të ndezur të zbukuruar me lule. Në një procesion solemn, ikonat barten në një burim me ujë kurues – ajazma, dhe atje lahen në mënyrë rituale dorezat e tyre.
Ky është një nga dallimet midis ikonave të nestinarëve dhe ikonave të kishës – ikonat e nestinarëve gjithmonë janë me doreza.
Në mbrëmje, nestinarët shkojnë në kishë, ku janë vendosur ikonat e Shenjtorëve Konstantin dhe Elena dhe të shenjtorëve të tjerë nestinarë.
Gradualisht, njerëzit e fshatit mblidhen. Luhet muzikë me daulle dhe gajde. Një nga meloditë autentike që e ka shoqëruar zakonin dekada më parë është regjistruar nga Konstantin Varimezov - gajde dhe Ognjan Vasilev - daulle. Të njëjtën melodi e regjistroi me nota edhe Marin Goleminov kur e vizitoi fshatin Bëllgari për ta ndjekur të gjithë zakonin. Kompozitori, atëherë 30 vjeç, kishte zgjedhur tashmë subjektin e dramës së tij të kërcimit "Nestinarka" dhe kishte kompozuar një pjesë të muzikës, por vendosi ta studionte ritualin misterioz të nestinarëve live. Në kujtimet e tij ai përshkruan ndikimin e fortë të muzikës, kërcimit, atmosferës mistike, ndjesisë së rrënjëve të thella të kësaj tradite. Ai thotë se e ka hedhur mënjanë fotoaparatin dhe magnetofonin dhe ka filluar të kërcejë. Më vonë, kjo melodi u bë një nga temat kryesore të "Nestinarka", një kryevepër e vërtetë në letërsinë muzikore bullgare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, Allbena Bezovska
Në fshatin Smilec të Dobruxhës, shalqiri nuk është një frut i zakonshëm, por një legjendë e vërtetë. Më 30 gusht 2025, ringjallet përsëri Festivali Kombëtar i Marmelatës prej Shalqiri– eliksiri i ëmbël, të cilin vendasit e quajnë edhe "mjaltë pjepri"...
Fshati Llogodazh, Bashkia e Bllagoevgradit, do të presë Festivalin e Katërt të Lutenicës. Eventi do të mbahet më 30 gusht 2025, në orën 18:00, në oborrin e shkollës. Organizohet nga bashkia e qytetit dhe Qendra Kulturore “Ivan Çaushki – 1934”...
Grupi "Banski fukli" përfaqësoi Banskon dhe Bullgarinë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zakopane, Poloni, njofton Ambasada e Bullgarisë në Varshavë në faqen e saj në Facebook. Në garë morën pjesë ansamble të folklorit autentik nga 16 shtete..