Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi me ftesë të homologut të tij grek Nikolaos Panajotopoulos. Të dy ministrat duhej të diskutonin sot mbi bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe Greqisë në fushën e mbrojtjes dhe perspektivat e zhvillimit të saj, si dhe marrëdhëniet dypalëshe në kuadrin e partneritetit NATO-BE. Teksa Panajotopoulos dha një rezultat pozitiv për Covid-19 sot, Ministri bullgar i Mbrojtjes u takua me Zëvendësministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikolaos Hardalias.
"Një shenjë e vërtetë e miqësisë sonë është se Greqia është angazhuar të sigurojë një togë antitank në grupin luftarak bullgar," tha Zakov pas takimit, duke theksuar se kjo është diçka që i duhet ushtrisë bullgare. Në takim u diskutua edhe për mundësinë e shkëmbimit të përvojave në përdorimin dhe mirëmbajtjen e avionëve F-16, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në stërvitjen ushtarake. Zakov theksoi se Bullgaria dhe Greqia ndajnë një vlerësim të përbashkët për atë që po ndodh në Ukrainë dhe rreziqet për Detin e Zi, Evropën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të..