Qindra mjete lundruese po presin në pjesën bullgaro-rumune të lumit Danub dhe parashikimet për lumin nuk janë aspak optimiste. Për shkak të mungesës së ujit të mjaftueshëm në tre lumenjtë më të rëndësishëm - Rini, Majni dhe Danubi, situata në Danub mbetet e rëndë dhe pronarët e anijeve në të gjithë Evropën pësojnë humbje, tha në një intervistë për BNR kapiteni Ivan Zhekov, kreu i Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Lumenjve.
Sipas tij, tendenca e nivelit të ulët të lumit vazhdon dhe nuk ka perspektivë për rritje të përhershme të nivelit. Pavarësisht mungesës së ujit, aktualisht nuk ka asnjë anije të bllokuar në seksionin bullgaro-rumun. Anije me ngarkesa më të lehta lundrojnë përgjatë Danubit, ndërsa të tjerat presin në porte.Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..