Formacione folklorike bullgare nga mbarë bota mblidhen në Sofje nga 11 deri më 13 nëntor 2022 në një takim seminar. Qëllimi është të vihet fillimi i një seri takimesh vjetore të udhëheqësve të formacioneve të ngjashme të bullgarëve jashtë shtetit. Këtë e tha për BTA Radosllava Nedjallkova, kryetare e Asociacionit të Grupeve Folklorike Bullgare jashtë Shtetit. Ka për t’u krijuar një bazë të të përditësuar të dhënash për numrin e grupeve që ekzistojnë jashtë shtetit. Sipas të dhënave jo zyrtare ata numërojnë më shumë se 100 në Evropë dhe po aq në Amerikë.
Në fshatin Smilec të Dobruxhës, shalqiri nuk është një frut i zakonshëm, por një legjendë e vërtetë. Më 30 gusht 2025, ringjallet përsëri Festivali Kombëtar i Marmelatës prej Shalqiri– eliksiri i ëmbël, të cilin vendasit e quajnë edhe "mjaltë pjepri"...
Fshati Llogodazh, Bashkia e Bllagoevgradit, do të presë Festivalin e Katërt të Lutenicës. Eventi do të mbahet më 30 gusht 2025, në orën 18:00, në oborrin e shkollës. Organizohet nga bashkia e qytetit dhe Qendra Kulturore “Ivan Çaushki – 1934”...
Grupi "Banski fukli" përfaqësoi Banskon dhe Bullgarinë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zakopane, Poloni, njofton Ambasada e Bullgarisë në Varshavë në faqen e saj në Facebook. Në garë morën pjesë ansamble të folklorit autentik nga 16 shtete..