Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për Pashkë te bullgarët e Moldavisë

Etnografja besarabe Galina Manollova ringjall një "lojë me vezë" të humbur në kohë

Foto: arkiv personal

Kur Galina Manollova, një bullgare e lindur në fshatin Kajraklija, Moldavi, botoi tregim për një lojë Pashkësh nga fëmijëria e saj, ajo nuk e kishte idenë se çfarë reagimi të madh do të shkaktonte tek bullgarët e shpërndarë nëpër botë. Nga vende të ndryshme, ajo merr foto nga njerëz që ia kanë treguar fëmijëve dhe nipërve të tyre këtë lojë besarabiane Pashkësh, ndërsa shkëlqimi në sytë e pjesëmarrësve të vegjël nuk mund të përshkruhet me fjalë.

“Në një rresht vendosen të gjitha vezët (secili lojtar me nga një vezë), me largësi nga njëra tjetra aq sa një top tenisi, të cilin secili pjesëmarrës e hedh nga një distancë e caktuar. Qëllimi është çdo vezë të nxirret nga korniza në të cilën është futur. Cilado vezë që përfundon jashtë kësaj kornize është një trofe i merituar për atë që ia ka dalë. Ai që humb vezën e tij mund të vazhdojë lojën duke vendosur një të re – kështu Galina Manollova na shpiegon regullat e thjeshta por në të njëjtën kohë magjepsëse të lojës. "Mjeshtëria është të arrish edhe ta nxjerrësh vezën jashtë vijës, por edhe të mos e thyesh atë"

Si etnografe, Galina Manollova filloi të kërkonte rrënjët e kësaj loje, por nuk i gjeti në Bullgari, ndaj shpreson që Radio Bullgaria të mund të ndihmojë në gjetjen, se nga cila pjesë e vendit tonë e ka origjinën ky aktivitet i Pashkëve:

“Kur shkrova për këtë lojë, isha e sigurt se ajo ekzistonte ende, dhe u habita kur kuptova që loja ishte plotësisht e harruar! Mësova se ajo është e njohur jo vetëm në fshatin tim të lindjes, Kajraklija, por edhe në fshatrat përreth, kryesisht fshatra bullgare, - saktësoi Galina Manollova në një intervistë për Desisllava Semkovskën. - Po kërkoja materiale për të parë nëse kjo është një huazim nga Moldavia, Ukraina apo Rusia. Por jo, kjo lojë vërehet vetëm te bullgarët. Ne jemi një komunitet mjaft i madh dhe bashkatdhetarët tanë të fshatit për të dytin vit ua mësojnë këtë lojë bullgarëve në Plovdiv dhe Sofje. Si etnografe jam shumë e lumtur që loja po rikthehet në Bullgari dhe jam e sigurt që po ringjallet edhe këtu në Besarabi!

Galina Manollova ruan shumë kujtime të tjera të bukura nga Pashkët. Njëri prej tyre lidhet me - kozunakun /kulaç Pashke/.

Kosunakët tipike që bëhen në Besarabi dhe në Kairakli

“Te ne quhet ‘paska’. Më kujtohet sesi i gjithë fshati mbushej me erën unike të kozunakëve të sapopjekur. Përpara çdo shtëpie vendoseshin lëvozhgat e vezëve si dhe kozunakët bëheshin në sasi të mëdha me 40, 60 deri në 100 vezë, sepse pikërisht në këtë festë mblidhet i gjithë fisi. Ndërsa unë kisha përgjegjësinë për t'i lyer kozunakët me të verdhë veze para se të piqeshin, në mënyrë që të bëheshin me shkëlqim. Pas kësaj bekoheshin në kishën e fshatit tonë”.

Galina tregon me gëzim për lyerjen e vezëve të Pashkëve dhe për faktin se bullgarët në Besarabi nuk kanë vezë të pikturuara, sepse emigrantët atje vijnë nga zona të Bullgarisë ku kjo traditë mungon - Sliven, Jamboll, Dobruxha.

Një element i rëndësishëm i përgatitjes për Pashkë është tryeza:

“Te bullgarët në Besarabi, për faktin se jetojnë mes rusëve, ukrainasve dhe moldaveve, tryeza e Pashkëve është e ndryshme nga ajo tradicionale që njohim në Bullgari. Kur fillova punë si etnografe dhe gjyshet tona morën vesh se në Bullgari elementët kryesorë të vaktit janë mishi i qengjit, mëlçia dhe sallata jeshile, doli se edhe këtu bullgarët e hershëm piqnin qengj - thotë Galina Manollova. "Por tani tryeza e bullgarëve është ndërthurur me atë të kombësive të tjera"

“Ne bullgarët i përmbahemi traditave tona, nuk ka rëndësi se ku jemi” - është e bindur Galina Manollova. - Uroj që të gjithë bullgarët pikërisht në këtë Pashkë të dëshirojnë të rigjejnë vetveten dhe të ketë më shumë paqe dhe dritë në shpirtrat e tyre”.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD