Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maria Gabriel mori mandat nga presidenti për të formuar qeveri

Do të bëj çmos që të ketë një qeveri të qëndrueshme dhe funksionale, tha ajo

Foto: BTA

Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë kandidates së forcës së parë politike GERB-SDS Maria Gabriel. “Pres që brenda një jave, sipas Kushtetutës, të prezantoni strukturën dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave”, tha kreu i shtetit.

Nga ana e saj, Maria Gabriel siguroi se do të bëjë gjithçka për të pasur një qeveri të rregullt të qëndrueshme dhe funksionale në kuadër të Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor. Propozimi i saj është për një kabinet ekspertësh, të bashkuar rreth prioriteteve të qarta me një qëllim - mirëqenien e bullgarëve dhe autoritetin e vendit tonë.

“Ne do të punojmë për autoritetin e Bullgarisë në Evropë dhe në botë. Ne do të çlirojmë potencialin e vendit tonë. Shpresoj për mbështetje të gjerë për prioritetet e rëndësishme për vendin tonë. Të bashkuar, jemi të aftë të bëjmë gjithçka për shtëpinë tonë të përbashkët, Bullgarinë”, theksoi Maria Gabriel.

Kreu i shtetit u përgjigj se do të ketë shumë pengesa në rrugën e saj drejt formimit të kabinetit dhe shtoi se pas një jave do ta presë me një mandat të përfunduar.

Ndërkohë, u njoftua se Maria Gabriel depozitoi dorëheqjen e saj si Komisionare Evropiane për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë dhe ajo u pranua nga Ursula von der Leyen. Presidentja e Komisionit Evropian shprehu besimin se përvoja e komisioneres së deritanishme evropiane do të jetë e dobishme për Bullgarinë.

Rrotullimi i parë i ruletit për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor ndodh në sfondin e furtunës në Prokurori dhe akuzave të ndërsjella midis prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev dhe zëvendësit të tij Borisllav Sarafov.

Shikoni më shumë:

Përpilues: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e MPJ-së në Sofje

MPJ: Bullgaria mirëpret planin e Trump për Gazën

Bullgaria mirëpret planin konkret të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake në Gaza dhe vëren reagimin e shpejtë dhe pozitiv të Izraelit, tha Ministria e Punëve të Jashtme në rrjetin social X, cituar nga BTA...

botuar më 25-09-30 6.22.MD
Asen Vasilev

Asen Vasilev beson se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i PP-së

Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i partisë sesa të qeverisësh si bashkëkryetar me dikë tjetër pas largimit të Kirill Petkov ...

botuar më 25-09-30 4.06.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..

botuar më 25-09-26 7.05.MD