Fitorja e gjerë e socialistëve në zgjedhjet vendore në Shqipëri
Në zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri, Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama fitoi 53 nga të 61 bashkitë. Socialistët fituan edhe në një qytet si Shkodra, që prej 30 vitesh konsiderohet si “bastion i së djathtës”. Në të njëjtën kohë, koalicioni opozitar "Bashkë fitojmë" fitoi vetëm në shtatë bashki, dhe në njërën prej tyre - Himara, kandidati i saj Fredi Bejleri mori vesh rezultatin në burg, ku u gjend për blerje votash. Në një komunë - Finiq, në jug të Shqipërisë, fitoi partia "Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen" (MEGA). Ish-kryeministri dhe presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili është pjesë e koalicionit "Bashkë fitojmë", tha se nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve dhe se njerëzit kanë votuar nën presion. Rama iu përgjigj me fjalët e presidentit amerikan Joe Biden: “Demokracia nuk mund të mbijetojë kur një parti beson se në zgjedhje ka vetëm dy rezultate: ose ajo fiton, ose fitorja i është vjedhur”.
Erdogan dhe Kılıçdaroğlu në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve në Turqi
Më 28 maj, Turqia do të zgjedhë presidentin e saj në një raund të dytë mes dy kandidatëve. Kreu aktual i shtetit, Recep Tayyip Erdoğan, shkon për herë të parë në balotazh dhe kundërshtari i tij nga opozita, Kemal Kılıçdaroğlu, është pas tij me rreth 5%. Edhe pse 3 milionë më pak njerëz votuan për Kılıçdaroğlu, politikani me orientim properëndimor, ai fitoi votën në qytetet më të mëdha turke. Sipas analistëve, Erdoğan do të dalë përpara në raundin e dytë më 28 maj, raporton Euronews Bulgaria. Para kësaj, nga 20 deri më 24 maj, zgjedhjet do të mbahen jashtë vendit.
Raundi i parë i zgjedhjeve solli disa surpriza, komenton për BTA gazetarja Nahide Deniz. E para është aktiviteti jashtëzakonisht i lartë, sipas analistëve, pjesëmarrja në votime eshte prej gati 90%. E dyta është epërsia e Erdoğanit, pasi sipas shumicës së sociologëve rivali i tij Kılıçdaroğlu duhet të kishte avantazhin. Kështu, mbështetja për Sinan Ogan, i cili mori 5.2% të votave të dielën dhe doli nga gara presidenciale, mund të jetë me rëndësi kyçe për zgjedhjen e Erdoğan dhe Kılıçdaroğlu.
Zgjedhjet parlamentare në Greqi - një prelud për zgjedhjet e ardhshme
Më 21 maj do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Greqi për të përcaktuar se kush do ta drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme. Sipas kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, partia në pushtet Demokracia e Re, e cila kryeson në sondazhe, po kërkon me forcë një qeveri të pavarur. Megjithatë, nëse nuk arrin të marrë shumicën e nevojshme, partia do ta drejtojë vendin në zgjedhje të reja, ndoshta më 2 korrik, të cilat ka të ngjarë të zhvillohen sipas një sistemi të ri zgjedhor të propozuar prej saj. Me sondazhet e fundit që parashikojnë midis 32% dhe 38% për "Demokracinë e Re" dhe një mobilizim më të lartë të pritur në zgjedhjet e reja, konsiderohet praktikisht e sigurt se Mitsotakis e sheh votën aktuale vetëm si një prelud të asaj në fillim të verës. komentoi i dërguari special i BTA Petër Këdrev.
Rumania përfundoi përdorimin e MiG-21 LanceR
Në fillim të javës, në një ceremoni solemne në disa baza ajrore rumune, u zhvilluan fluturimet e fundit të avionit MiG-21 LanceR të forcave ajrore të fqinjit tonë verior. Radio Rumania kujton se vendimi për ndalimin e përdorimit të avionit MiG-21 LanceR u miratua nga Këshilli i Lartë i Mbrojtjes i vendit në vitin 2022, me idenë për të filluar përdorimin e avionëve F-16. Rumania tani përdor një skuadrilë prej 17 avionësh luftarakë F-16 të blerë së fundmi nga Portugalia dhe në nëntor nënshkroi një kontratë me Norvegjinë për të blerë 32 F-16 të tjerë të përdorur, raporton BGNES. Mediat ruse shkruajnë se tashmë MiG-të, të cilët janë modernizuar nga specialistë izraelitë, mund të përdoren në Ukrainë.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: apnews.com, EPA/BGNESAthina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..