Mbi 700 nomadë digjitalë nga e gjithë bota mbërritën në Bansko për edicionin e dytë të “Nomad Fest”, i cili organizohet nga Matthias Zeitler, i cili së bashku me komunën është krijues i qendrës së bashkëpunimit në këtë qytet turistik bullgar.
Ideja e festivalit është të mbledhë në një vend njerëz që zgjedhin se ku dhe si të punojnë, me mundësinë për të shkëmbyer ide, për të prezantuar sipërmarrjet e tyre të biznesit dhe për të shijuar bukuritë natyrore, stilin e jetesës së banorëve vendas dhe trashëgiminë kulturore të rajonit të malit Pirin. 7 vjet më parë, kur u krijua hapësira e parë e bashkëpunimit në Bansko, qyteti u bë qendra kryesore e nomadëve digjitale në Evropë. Madje shumë nomadë u bënë banorë të qytetit. Edicioni i dytë i festivalit do të vazhdojë në parkun e qytetit deri më 2 korrik.
Një nga temat e reja të nomadëve digjitalë është optimizimi i mënyrës së punës për të mbledhur veprimtarinë aktive brenda një jave pune 25 orëshe, thonë organizatorët. Ekipi i Matthias Zeitler ka gjithashtu ambicie të krijojë një bazë për nomadët digjitalë në zonën turistik “Semkovo” mbi qytetin Belica dhe aktualisht po zhvillohen negociata për rikonstruksionin e hotelit të vjetër “Rila”, i mbyllur prej vitesh.
Co-living dhe co-working përmes një kooperative - si Semkovo do të bëhet një parajsë për nomadët digjitalëMjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë . Iniciativa po zhvillohet falë organizimit dhe financimit të fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe themeluesit..
Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ivan Krëstev në një tryezë të rrumbullakët në Sofje, duke sakëtsuar se nga..
Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e lirisë së shtypit, i cili kreu një mision faktmbledhës..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë..