Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së këngëtarit dhe kompozitorit të njohur bullgar të estradës Petër Çernev, pikërisht në ditëlindjen e tij - 7 tetor – ishte i gatshëm versioni i ri i këngës së tij "Formula magjike". Duke fituar çmimin e tretë në festivalin "Orfeu i Artë" në 1975, "Formula magjike" mbetet një nga këngët më ikonike të Petër Çernevit. Tani ky hit i përjetshëm me muzikë të Petër Çernevit dhe tekst të Mirjana Bashevës rikthehet në një aranzhim krejtësisht të ri. Performanca e këngës është plot emocion dhe shpirt, që bashkohen në zërat e vetë Petër Çernevit dhe vajzës së tij Jana Çerneva.
Petër Çernev lindi më 7 tetor 1943 në Vidin (Bullgaria Veriperëndimore) dhe u diplomua në Degën e Estradës në Konservatorin Shtetëror Bullgar në Sofje në vitin 1969 në klasën e Irina Çmihovës. Koncerti i tij i parë ishte me të. Pasuan çmime, bullgare dhe ndërkombëtare, koncerte, turne dhe regjistrime në një sërë vendesh. Veprimtaria e tij aktive u shtri në vitet 1970 dhe 1980.
Vajza e Petër Çernevit - Jana Çerneva - doli në skenë për herë të parë në moshën 4-vjeçare, kur babai i saj e inkurajoi të interpretojë një këngë para publikut.
Jana ka luajtur piano dhe kënduar që e vogël. Ajo u diplomua në Vjenë në degën e “Shkencave Teatrore, Filmore dhe Mediatike”. Sot Jana punon dhe jeton me familjen në SHBA, por shpesh udhëton në Bullgari.
Aranzhimi i ri i "Formula magjike" nga Aleks Nushev i jep këngës freski dhe aktualitet duke ruajtur thelbin e saj “zemërthyes”. Performanca e përbashkët e babit dhe bijës tregon fuqinë e muzikës për të bashkuar brezat dhe vlerat kulturore.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Sot, 15 shtator, festojmë 80-vjetorin e lindjes së njërit prej këngëtarëve popullorë më karakteristikë, të njohur dhe të dashur nga malet e Rodopeve - Mlladen Kojnarov. I lindur më 15 shtator 1945 në fshatin Orjahovec, rajoni i Smoljanit, ai e filloi..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, arkiv personal, BGNES
Sot festojmë 95-vjetorin e lindjes së këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov. Ai lindi më 11 shtator 1930 në fshatin Dobrallëk të malit të Rodopeve dhe tregoi që në fëmijëri interes për fizarmonikën. Vendimtare për formimin e tij si muzikant..
Sot, 15 shtator, festojmë 80-vjetorin e lindjes së njërit prej këngëtarëve popullorë më karakteristikë, të njohur dhe të dashur nga malet e Rodopeve -..