7
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase, demonstrime artizanale dhe një program të pasur muzikor.

Sapo hyjnë në zonën e festivalit, vizitorët joshen nga aroma e 50 çevermeve* të Rodopeve. Të gjithë do të mund të shijojnë mishin e shijshëm të qengjit në një hell dhe të njohin specifikat e përgatitjes së kësaj gjelle nga mjeshtrit e kuzhinës.

Vizitorët në festivalin e fermerëve mund të shohin edhe racat e kafshëve tipike të Rodopeve Lindore, ndërsa mbarështuesit e bagëtive do t'i njohin ata me veçoritë e mbarështimit të racave vendase.

Do të ketë demonstrime të mbathjes me potkonj të kuajve, mjeljes së deleve, dhive dhe lopëve, si dhe të zejeve tradicionale si thurje, qeramikë dhe gdhendje. Dhe gjithashtu garat e mjeljes me dorë, qethjes dhe këpucëve me kalë. Do të ketë edhe çmime për dashin më të rëndë dhe dhinë me flokët më të gjatë.

*çeverme është një emër për mishin e pjekur të deles ose dhisë në skarë, ose në furë të parangrohur, të përgatitur në mënyrë të veçantë
Lexoni më shumë:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Në fshatin Smilec të Dobruxhës, shalqiri nuk është një frut i zakonshëm, por një legjendë e vërtetë. Më 30 gusht 2025, ringjallet përsëri Festivali Kombëtar i Marmelatës prej Shalqiri– eliksiri i ëmbël, të cilin vendasit e quajnë edhe "mjaltë pjepri"...
Fshati Llogodazh, Bashkia e Bllagoevgradit, do të presë Festivalin e Katërt të Lutenicës. Eventi do të mbahet më 30 gusht 2025, në orën 18:00, në oborrin e shkollës. Organizohet nga bashkia e qytetit dhe Qendra Kulturore “Ivan Çaushki – 1934”...
Grupi "Banski fukli" përfaqësoi Banskon dhe Bullgarinë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zakopane, Poloni, njofton Ambasada e Bullgarisë në Varshavë në faqen e saj në Facebook. Në garë morën pjesë ansamble të folklorit autentik nga 16 shtete..