Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në fjalimin e tij me rastin e festës.
“Kurban Bajrami është kulmi i kryerjes së “haxhit”, pasi sot haxhinjtë janë në Mekë. Myslimanët që nuk janë në haxh por në vendlindjet e tyre festojnë Kurban Bajramin duke bërë kurban. Mishin ua dhurojnë të afërmve të tyre, por edhe nevojtarëve, nga e cila është e qartë se Islami i urdhëron myslimanët të jenë dashamirës ndaj problemeve të të gjithë njerëzve. Pavarësisht nga përkatësia etnike dhe feja, myslimanët i trajtojnë në një mënyrë të gjithë njerëzit që kanë nevojë... Gëzuar Kurban Bajramin!"
Që nga mbrëmja e 14 qershorit në fshatra të ndryshme bullgare kanë nisur koncertet festive kushtuar festës më të madhe myslimane, mesazhi i së cilës lidhet me vetëflijimin për hir të së mirës së përbashkët. Sigurisht, njerëzve nuk u kërkohet të sakrifikojnë jetën e tyre, por është e nevojshme të ndihmohen të gjithë nevojtarët.
Një ritual i rëndësishëm i festës është flijimi i një kafshe shtëpiake, që ka një kuptim të thellë shpirtërordhe është i lidhur me shëmbëlltyrën për fëmijën për të cilën i ka lutur Allahut profeti Ibrahim.
Shevkie Çakër nga Redaksia e Gjuhës Turke e Radio Bullgarisë na tregoi:
"Profeti Ibrahim nuk pati fëmijë për një kohë të gjatë dhe iu lut Allahut duke thënë: "Unë do të jap më të vlefshmen që kam, por më jep një fëmijë, një trashëgimtar!" Dhe me të vërtetë, jo shumë kohë më vonë, djali i tij Ismail lindi. Por vjen koha dhe Allahu i shfaqet në ëndërr dhe i thotë se është koha për të sakrifikuar më të vlefshmen që ka. Profeti nuk heziton dhe vendos të sakrifikojë djalin e tij. Atëherë Allahu i dërgon një dash dhe i thotë: "Kjo ishte sprova për ty, ti e vërtetove dashurinë tënde për mua dhe që atëherë myslimanët therin kurban."
Si gjatë Ramazan Bajramit, ashtu edhe gjatë Kurban Bajramit, falja është e rëndësishme. Pas mbarimit të namazit të festës, të rinj e të vjetër, urojnë njëri-tjetrin për festën. Të vegjlit i puthin duart e të moshuarve. Pastaj të gjithë shkojnë në shtëpi dhe aty të gjithë në familje puthin duart e të moshuarve dhe i urojnë festën.
Tradicionalisht, e gjithë familja mblidhet në tryezën festive. Në dhjetë vitet e fundit, familjarët që ndodhen jashtë vendit përpiqen të kthehen në shtëpi në këtë festë për të qenë me prindërit ose fëmijët e tyre të moshuar në këtë festë të shenjtë.
Natyrisht, më të lumtur janë fëmijët, ata shkojnë shtëpi më shtëpi dhe vitet e fundit në disa fshatra të Bullgarisë në këtë traditë përfshihen të gjithë fëmijët e fshatit, pavarësisht nëse janë turq, bullgarë apo romë. I puthin dorën nikoqirit ndërsa ai u dhuron karamele dhe para.
Kurban Bajrami zgjat 4 ditë.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Foto: grandmufti.bg, BNR-Kërxhali, BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Fshati Llogodazh, Bashkia e Bllagoevgradit, do të presë Festivalin e Katërt të Lutenicës. Eventi do të mbahet më 30 gusht 2025, në orën 18:00, në oborrin e shkollës. Organizohet nga bashkia e qytetit dhe Qendra Kulturore “Ivan Çaushki – 1934”...
Grupi "Banski fukli" përfaqësoi Banskon dhe Bullgarinë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zakopane, Poloni, njofton Ambasada e Bullgarisë në Varshavë në faqen e saj në Facebook. Në garë morën pjesë ansamble të folklorit autentik nga 16 shtete..
Ngjyrosja me ngjyrat nga natyra – kjo është tema, të cilën e ka zgjedhur të studiojë me qasje etnografike heroina e tregimit tonë të sotëm. Ajo është një bullgare e re, të cilën rrethanat e jetës e çuan në SHBA që në një moshë fare të..