Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në shkollën bullgare në Bratislavë

Kur nxënësit dhe mësuesit ecin me hapin e kohës!

Drejtori Nikollaj Jordanov për Radio Bullgarinë

Shkolla bullgare "Hristo Botev" - Bratislavë
Foto: Krasimir Martinov

Më shumë se 75 vjet më parë, kishte nevojë që fëmijët e kopshtarëve bullgarë në Sllovaki të shkolloheshin, por diku ku, së bashku me shkencat e tjera, të mësonin historinë dhe kulturën e popullit të tyre në gjuhën e tyre amtare. Kështu, bullgarët nga Nitra, Komarno, Banska Bistrica, Preshov dhe Kosice vendosën të ndërtojnë shkollën e tyre. Të gjithë ata dhuruan pak dashuri nga vetja, por edhe shumë para që të kriojohej shkolla. 

Dhe sot ajo tërheq si bullgarët, ashtu edhe fëmijët e kombësive të tjera - sllovakët, hungarezët, ukrainasit, rusët... 
Nikollaj Jordanov
"Kur u themelua shkolla në vitin 1948, vetëm tre ishin nxënës të saj - na tregon drejtori aktual i shkollës "Hristo Botev" në Bratislavë, Nikollaj Jordanov. – Në vitin 1995 ajo u shndërrua nga fillore në të mesme dhe që nga viti 2005 është pjesë e sistemit arsimor sllovak. Ndryshe nga shkolla tjetër publike bullgare në Pragë, ne punojmë sipas sistemit bullgar dhe sllovak."

Fakti që shkolla bullgare renditet rregullisht në Top 5 të shkollave të mesme sllovake flet për nivelin e lartë arsimor. Sistemi i vlerësimit bazohet në rezultatet e provimeve të maturës. Dhe Nikollaj Jordanov e shpjegon suksesin e nxënësve të tij si me motivimin e tyre personal, ashtu edhe me vendimin e tyre pragmatik për t'u paraqitur në vend të katër provimeve të detyrueshme të maturës, siç është rasti në shkollat sllovake, vetëm në dy - në tonën. Përveç kësaj, për shkak të dallimeve në sistemet arsimore, nxënësit në shkollën bullgare janë përpara me materialin mësimor.

"Ne kemi më shumë se 20 nxënës që udhëtojnë nga Austria, Hungaria dhe qytete të tjera në Sllovaki, 20-30 km larg Bratislavës. Kjo është 1/5 e të gjithë nxënësve tanë. Pra imagjinoni cili duhet të jetë motivimi i tyre që të ngrihen çdo mëngjes në orën 5:00 për të qenë në shkollë në orën 8:00?! Marrëdhëniet tona janë shumë të mira, si mes vetë nxënësve dhe kolegëve, ashtu edhe mes mësuesve dhe nxënësve. Ne nuk bëjmë kompromis këtu dhe fëmijët e dinë se mund të mbështeten në drejtësi - dhe nxënësi i shkëlqyer do të marrë një dysh nëse nuk di, dhe ai që ka dysha do të marrë një gjashtë nëse bën përpjekje dhe tregon rezultate. Kjo është edhe arsyeja e performancës sonë të mirë në sistemin e vlerësimit sllovak. Vetëm imagjinoni - nxënës sllovakë që kanë rezultate shumë të mira në provimet e gjuhës bullgare. Ky është një sukses i pabesueshëm. Dhe ne kemi pasur gjithmonë një notë mesatare shumë të mirë në gjuhën bullgare." 

Vetë mësuesit mësojnë nga nxënësit e tyre, thotë drejtori i shkollës dhe mësuesi i matematikës, fizikës dhe informatikës.. 

"Sepse fëmijët tanë na mbajnë të rinj - thotë Nikollaj Jordanov. - Por ata na sfidojnë të ndjekim ritmin e tyre. Për shembull, ashtu si ata, ne duhet të dimë se çfarë është aktuale në muzikën që ata dëgjojnë, ne duhet të mbajmë hapin me inteligjencën artificiale në makina, në telefon... Epo, po, sigurisht, disa prej nesh në të 40-at, të tjerët në të 30-at, 50-at apo 60-at. Por, duam apo nuk duam, duhet të mësojmë vazhdimisht. Sepse këta 12 nxënës të klasës, pasi janë kthyer në shtëpi, kanë hapur platformën e edukimit elektronik sllovak Smart book ose platformën tonë Ucha se, ose kanë hyrë në çantën e shpinës dixhitale përkatëse përmes Ministrisë së Arsimit. Aty supozojnë se kanë lexuar disa fakte interesante, vijnë në shkollë dhe na bombardojnë me pyetje, sepse ne jemi aty përballë tyre. Prandaj, ne duhet t'u përgjigjemi menjëherë pyetjeve të tyre. 

Aq sa ata lexojnë në shtëpi në mbrëmje, aq dhe ne vetëedukohemi. Dhe tani unë, për shkak të tyre, kam një profil në ChatGPT, sepse të gjithë kanë profile atje dhe përpiqen të shkruajnë ese përmes tij (qesh). Ajo që më pëlqen më shumë është se në 7-8 muajt e fundit ata kanë përdorur këtë ChatGPT në të tre gjuhët që studiohen tek ne - bullgarisht, sllovakisht dhe anglisht. Dhe ata bëjnë krahasime - gjuhësore dhe të tjera - mes mënyrës sesi u përgjigj ky chatbot në një gjuhë dhe si në tjetrën ose në të tretën. Dhe për të mbajtur nivelin, këtu po punohet vazhdimisht për diçka. Nuk ka asnjë pasdite të lirë. Ja, edhe sot, mësuesit tanë kanë trajnime - për të punuar në një mjedis multikulturor. Sepse kemi fëmijë nga Sllovakia, nga Ukraina, nga Hungaria, nga Austria... Dhe duhet të jemi me kohën!" 

Foto: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në romanin e tij të ri, Peter Georgiev Ray zbulon të metat e brezit të ri

“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...

botuar më 25-10-13 8.00.MD

Dobriç mbledh filatelistë nga afër dhe larg

Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..

botuar më 25-10-12 8.05.PD

Një gërshet kulturash: Kur fjala shqipe flet edhe bullgarisht

Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..

botuar më 25-10-07 10.45.MD