Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit(Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë, të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e dervishëve në këtë pjesë të Ballkanit. Ajo kishte një bibliotekë të pasur me mbi 3000 libra, por shumica e tyre kanë humbur. Sipas banorëve vendas varri i Fatimes – vajzës së dashur të profetit Muhamed – ndodhet në teqe, mësuam nga reportazhi i Valja Apostollovës – korrespondente e BNR-së në Kërxhali.
Dervishët ishin murgj islamikë, pjesë e urdhrit ushtarak të bektashinjve, analog i urdhrit të krishterë të templarëve. "Këta janë dervishë nga urdhri i bektashinjve, dervishë beqarë," thotë Muharem Aliosman, historian vendës dhe udhëheqës i qendrës kulturore në fshatin e afërt të Zvinicës.
“Ata janë njerëz të arsimuar sepse në teqe mësojnë alfabetin, mund të lexojnë Kuranin, shkruajnë libra, dorëshkrime. Ka shumë informacione për qendrën letrare. Atje ka pasur një bibliotekë shumë të madhe, me shumë dorëshkrime. Por supozohet se në vitet 1920 janë sekuestruar, ndoshta një ditë do të dalin në dritë. Unë si studiues kam hasur në njerëz që ruajnë dorëshkrime që kanë të bëjnë me vetë teqenë. Edukimi i dervishëve përfshin edhe shërimin. Madje tani ndër hoxhallarët kjo njohuri është ruajtur - në formën e magjive, lexohet mbi ujë nga vargje të caktuara të Kuranit. Kështu njerëzit shërohen – me fuqinë e lutjeve dhe barërave”.
Kandidati për dervish duhej të kalonte prova në një dhomë të ngushtë dhe të errët për të provuar aftësitë e tij pa ushqim, pa ujë për tre ditë:
"Derisa vetë dervishi arrin një nivel të tillë të vetëdijes, kështu që të mund të lexojë mendimet e të tjerëve. Të nesërmen e kanë pyetur se çfarë ka ëndërruar shehu i teqesë. Dhe nëse ai e ka thënë ëndrrën e tij, e kanë njohur si dervish. Shkollat e dervishëve, si p.sh. sufizmi, janë praktika për përmirësimin shpirtëror të njerëzve. Ata që arrijnë këtë nivel quhen shenjtorë dhe në vendin tonë bëhen varreza - tyrbe. Ata kanë pasur mundësinë të shërojnë, të fluturojnë, të shkaktojnë shi, të shohin të ardhmen... Sipas një parashikimi të tyre të vjetër, këto toka do të kthehen në shkretëtirë, uji do të zhduket”, thotë Aliosman.
Qendra fetare pranë fshatit Bivoljane ka ekzistuar pa ndërprerje nga shekulli XIV deri në fillim të shekullit XIX. Sot është restauruar teqeja e Elmala Baba. Atje ka një xhami, një tyrbe, një bibliotekë të re, një sallon, një dhomë ngrënie dhe një kuzhinë. Aty ka një varrezë me gjashtë varre meshkujsh dhe një varr të një femre të ndarë prej tyre. Besohet se ai i përket vajzës së Profetit Muhamed - Fatimes. Mbi të ishte një litografi e vjetër me simbolin e dorës së Fatimes - me një sy në mes të pëllëmbës. Legjenda se kjo dorë mbron të gjitha gratë mbetet edhe sot e kësaj dite.
Po dervishët? Ata nuk janë zhdukur! Edhe sot në Bullgari ka shumë dervishë, thekson historiani dhe studiuesi Georgi Kullov:
"Ata nuk e quajnë veten dervishë. Megjithatë, këta janë njerëz të ngritur shpirtërisht, të përkushtuar ndaj alevizmit, që përhapin më shumë informacion për bektashizmin dhe alevizmin."
Alеvianët, ose alianëti përkasin një lëvizjeje në Islam. Sipas një teorie, shumë nga ndjekësit e alevizimit në Ballkan janë pasardhës të bogomilëve. Ata kryejnë ritualet e tyre me verë dhe ndezjen e qirinjve, pinë alkool. Në tubimet e tyre që quhen majeta, përgatisin një kurban. I pari prej tyre është në teqenë Elmala Baba në fillim të shtatorit.
Përpiloi: Veneta Nikollova / sipas një raporti të Valja Apostollovës – korrespondente e BNR-së në Kërxhali
Foto: Facebook /Georgi Kyçukov, Shevkie Çakër, Facebook /Kuriozitetet e Bullgarisë, BGNES, Bozhidar Çollakov (Radio Kërxhali)
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..