Sipas kreut të DPS-Fillimi i Ri, Deljan Peevski, dështimi i provës së dhjetë për zgjedhjen e kryetarit të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor tregon se forcat e tjera politike nuk duan një parlament funksional. Ai theksoi se partia e tij kësaj radhe votoi në mbështetje të kandidates për kryetare nga BSP – E Majta e Bashkuar Natalija Kisellova, për të “zhbllokuar” punën e parlamentit. Mirëpo, Kiselovës nuk i mjaftuan dy vota për t'u zgjedhur. Mbështetja e Peevskit erdhi si befasi pas deklaratave të tij të shumta se ai nuk do të mbështesë asnjë kandidaturë për kryeparlamentar dhe se ky parlament është i rraskapitur dhe duhet të mendohet për zgjedhje të reja.
"Sot u bë e qartë se Natalija Kisellova është kandidatja e Deljan Peevskit. Fatkeqësisht, krahu i gjatë i DPS-së e përqafoi BSP-në dhe i shkatërroi", tha Stanisllav Ballabanov nga ITN pasi u bënë të qarta rezultatet e votimit. Sipas tij, kandidati i ITN-së Sillvi Kirillov është i vetmi kandidat i pavarur për kryetar të Kuvendit Popullor.
Lideri i GERB Bojko Borisov deklaroi se është i befasuar nga mbështetja e “DPS - Fillim i ri” për Natalija Kisellova. Ai siguroi se nuk ishte informuar për bisedimet e zhvilluara nga BSP në këtë drejtim dhe pranoi se GERB-SDS mund të miratojë një taktikë të re.
Vetë Kisellova ishte kategorike se e majta nuk zhvilloi negociata me "DPS - Fillimi i Ri" në kërkim të mbështetjes.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..