Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në vend në vitin 2026. “Ne kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme parlamentare me një angazhim shumë të qartë në mënyrë që të përballohen të gjitha sfidat”, tha kryeministri dhe theksoi se ata tashmë po negociojnë për këtë me partnerët në shumicën qeveritare, raporton BTA.
Strukturat nuk duan zgjedhje, tha kryetari i GERB-it, Bojko Borisov, pas një takimi të udhëheqjes së partisë. Brenda mandatit tonë, ne vepruam me përgjegjësi dhe formuam një qeveri. Kjo është e pesta që po krijojmë, tha gjithashtu Borisov. Politikani akuzoi koalicionin opozitar “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike” se nuk e mbështet qeverinë në çështjet e rëndësishme euroatlantike. “I vetmi që doli dhe tha se e mbështet këtë qeveri është Peevski. E njoh Deljan Peevskin prej 20 vitesh dhe e di që ai e mban fjalën. Me Peevskin duhet të flitet personalisht. Kjo është e mundur, kjo jo. Atëherë nuk do të ketë problem”, tha Borisov.
Nuk do të ketë zgjedhje, e kam thënë këtë prej kohësh. Kjo u deklarua në margjinat e parlamentit nga kreu i DPS-Fillimi i Ri, Deljan Peevski, raportoi një gazetar i BGNES. DPS-Fillimi i Ri nuk merr pjesë në qeveri, por mbështet shumicën parlamentare të kabinetit.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Bullgaria mirëpret planin konkret të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake në Gaza dhe vëren reagimin e shpejtë dhe pozitiv të Izraelit, tha Ministria e Punëve të Jashtme në rrjetin social X, cituar nga BTA...
Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i partisë sesa të qeverisësh si bashkëkryetar me dikë tjetër pas largimit të Kirill Petkov ...
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..
Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Malit të Zi drejt BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për veprime vendimtare dhe reforma për të filluar..