Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut bullgar: “Fondacijata”, “Signall”, B.T.R. dhe “Tangra”. Mysafir i veçantë i ngjarjes do të jetë këngëtari i fundit nga grupi legjendar “Shturcite” (Gjinkallat) – Valldi Totev, dhe të gjithë së bashku do të festojnë me muzikë ditëlindjen e Kirill Mariçkov. Edhe pse prej një viti ai nuk është më mes nesh, figura dhe veprat e tij vazhdojnë të frymëzojnë muzikantët e rokut bullgar.

Këngëtari i grupit B.T.R., Nasko Penev, thotë:

“Ditëlindja e Kirill Mariçkov u shndërrua, dhe shpresojmë të mbetet kështu, në një festë të rokut bullgar. Nuk ka muzikant që të mos jetë ndikuar, në një mënyrë apo tjetër, nga grupi “Shturcite” apo nga vetë Kirill Mariçkov – një njeri bujar, një kompozitor i jashtëzakonshëm…”

Prandaj, një vit më parë “Fondacijata” mori nismën për të nderuar historinë e pasur dhe kontributin kulturor të muzikantëve bullgarë të rokut pikërisht më 30 tetor, në kujtim të të paharrueshmit Kirill Mariçkov.

Siç thonë organizatorët – Dita e Rokut Bullgar do të jetë shumë më tepër se një koncert! Ngjarja e 30 tetorit do të shndërrohet në një festë të vërtetë të shpirtit të lirë dhe të rokut – muzikës që nuk plaket kurrë.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/Фондацията - The Fondation, BТАBukuroshja gjeorgjiane me një zë të mrekullueshëm mezzosoprano, Ekaterine Buachidze dhe baritoni karizmatik rumun Mihai Damian, janë mbajtësit e çmimit të parë në kategorinë “Opera” të konkursit të famshëm të këngëtarëve “Operalia”, i cili u zhvillua..
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..