Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut bullgar: “Fondacijata”, “Signall”, B.T.R. dhe “Tangra”. Mysafir i veçantë i ngjarjes do të jetë këngëtari i fundit nga grupi legjendar “Shturcite” (Gjinkallat) – Valldi Totev, dhe të gjithë së bashku do të festojnë me muzikë ditëlindjen e Kirill Mariçkov. Edhe pse prej një viti ai nuk është më mes nesh, figura dhe veprat e tij vazhdojnë të frymëzojnë muzikantët e rokut bullgar.

Këngëtari i grupit B.T.R., Nasko Penev, thotë:

“Ditëlindja e Kirill Mariçkov u shndërrua, dhe shpresojmë të mbetet kështu, në një festë të rokut bullgar. Nuk ka muzikant që të mos jetë ndikuar, në një mënyrë apo tjetër, nga grupi “Shturcite” apo nga vetë Kirill Mariçkov – një njeri bujar, një kompozitor i jashtëzakonshëm…”

Prandaj, një vit më parë “Fondacijata” mori nismën për të nderuar historinë e pasur dhe kontributin kulturor të muzikantëve bullgarë të rokut pikërisht më 30 tetor, në kujtim të të paharrueshmit Kirill Mariçkov.

Siç thonë organizatorët – Dita e Rokut Bullgar do të jetë shumë më tepër se një koncert! Ngjarja e 30 tetorit do të shndërrohet në një festë të vërtetë të shpirtit të lirë dhe të rokut – muzikës që nuk plaket kurrë.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/Фондацията - The Fondation, BТАBullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...