135 vjet pas Kryengritjes së Prillit në tempullin “Shën Aleksandër Nevski” patriku bullgar Maksim kanonizoi shtatë murgesha, një rishtare, dy priftërinj dhe disa mërgimtarë nga Novo Sello, si dhe shumë viktima në Batak. Ndër ta janë dhe dy priftërinj dhe disa prej njerëzve të parë të qytetit. Pas shuarjes së kryengritjes, bullgarë patriotë i grumbulluam eshtrat e viktimave dhe i vunë sipas traditës ortodokse në dhomat speciale në tempuj. Të ruajtura edhe sot e kësaj dite ato janë një relikt i vërtetë. Kalendari ortodoks bullgar ka shpallur 9 majin dhe 17 majin data speciale, në të cilat të gjithë, që dëshirojnë, mund të vijnë dhe t’u bëjnë nderime këtyre viktimave – përkatësisht më 9 maj – viktimave të Novo Sellos, kurse më 17 maj – viktimave të Batakut. Ja se çfarë tha drejtori i Muzeut kishtar historiko-arkeologjik Nikolla Haxhiev:
“Familje të tërësishme janë vrarë për shkak të fesë së tyre të krishterë dhe atdheut – vazhdon Nikolla Haxhiev. – Kisha Ortodokse Bullgare ka marrë pjesë në të gjitha momentet e rëndësishme të historisë së popullit tonë. Kanonizimi i këtyre mërgimtarëve është një bekim i madh i tërë popullit bullgar dhe i trojeve tona. Besimi i popullit bullgar është e vetmja gjë që nuk është ndryshuar gjatë shekujve. Gjithçka tjetër ka pësuar ndryshime – ideologjitë, sistemet, doktrinat mësimore, por besimi ynë është i përjetshëm.” Më 15 nëntor 1910, nga një pistë e improvizuar pranë Sofjes, piloti rus Boris Maslenikov ngriti në ajër një aeroplan të tipit "Farman". Në ditët në vijim u kryen edhe disa fluturime të tjera demonstrative, në njërin prej të cilëve morën pjesë edhe anëtarë..
Më 11 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare përkujton Shën Minain, martir të madh dhe mrekullibërës, i cili vuajti për Krishtin në Egjipt në shekullin IV. I lindur në Egjipt, Shën Minai shquhej për guximin dhe besimin e palëkundur. Ai ishte ushtar në..
Më 10 nëntor mbushen 36 vjet nga fillimi simbolik i tranzicionit nga sistemi njëpartiak drejt demokracisë në Bullgari. Një ditë pas rënies së Murit të Berlinit – më 10 nëntor 1989 – plenumi i Partisë Komuniste Bullgare, që ishte në pushtet atëherë, e..