Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita e simboleve bullgare të pranverës

БНР Новини
6
Me çmimin e parë në kategorinë për veroren më origjinale u dalluan Nina Georgieva, Rosica Georgieva dhe Martin Georgiev

Ardhja e pranverës u sjell gëzim dhe shpresë njerëzve në të gjithë botën, por në Bullgari ajo shoqërohet me një rit të vjetër. Më 1 mars të gjithë bullgarët dhurojnë të afërmit e tyre verore. Verorja klasike është prej penjve të dredhur të bardhë dhe të kuq ose është me dy tufëza – të bardhë dhe të kuq. Mund të jenë zbukuruar me fije shumë ngjyrëshe ose me rruaza blu. Në të kaluarën verorja konsiderohej si amulet që mbron nga forcat e liga. Tani ajo simbolizon ardhjen e pranverës, bullgarët edhe sot besojnë, se do të jenë të shëndetshëm gjatë tërë vitit nëse mbajnë verore gjatë muajit mars. Ky rit i vjetër ekziston gjithashtu në Shqipëri, Greqinë Veriore, Rumaninë Jugore, Moldavi, Maqedoni dhe Serbinë Lindore.

СнимкаKompleksi arkitekturor-etnografik “Etër” në qytetin Gabrovo të Bullgarisë Qendrore organizon Konkurs kombëtar për punimin e verores në tre kategori: për koleksion tematik, për verore më autentike dhe për verore më origjinale. Bllagovesta Bozhinova, pedagoge muzeale në qendër, thotë, se interesi ndaj konkursit rritet dhe sivjet pjesëmarrësit në të janë afro 90 me 120 verore.

“U përfshin pjesëmarrës nga të gjitha krahinat e Bullgarisë – nga qytetet Tutrakan, Varna, Sofja, Debelec, Drjanovo, nga rajoni i Veliko Tërnovos... Veroret do të vendosen në sallën tonë të ekspozitave dhe mund të shihet nga vizituesit gjatë tërë muajit mars. Kemi shumë pjesëmarrës, të cilët përpiqen të respektojnë traditat në punimin e verorëve. Por kohën e fundit vihen re shumë momente inovative dhe ide origjinale. Sivjet për herë të parë unë dhe kolegët e mi pamë një tortë të bukur-verore. Pjesëmarrësit përdorin forma interesante dhe shfaqin kreativitet, por krahas kësaj në kompozimet e tyre nuk harrojnë elementet tradicionale si furka dhe kungujt. Ndoshta kategoria për koleksionin tematik i provokon të improvizojnë.”

СнимкаNë konkurs janë përfshirë pjesëmarrës të të gjitha moshave. Ja se çfarë rrëfen Bllagovesta për disa prej pjesëmarrëseve më interesantë.

“Fëmijët nga kopshti i fëmijëve në Burgas kanë bërë kompozimin “Gjyshja Marta për vizitë në rajonin e Gabrovos”. Në fakt ky është një prej koleksioneve më të mëdha. Fëmijët në kanë dërguar një lëndinë me lejlekë, verore, kukulla. Një grua e moshuar nga fshati Nova Çerna, afër Tutrakanit (Bullgari Verilindore) ka thurur 41 modele unike – nga veshje për kukulla deri në elemente interesante pranverore. Ajo është përfaqësuese e vatrës së kulturës “Vasill Jordanov – 1942”. Me këtë vatër të kulturës dhe me këtë vendbanim punojnë shumë mirë gjatë viteve të fundit. Në këtë mënyrë me anën e konkurseve ruhet interesi i njerëzve dhe ne gëzohemi, se iniciativa jonë është e suksesshme.”

Me çmimin e dytë u dallua Vatra Kombëtare “Sëglasie” në qytetin e Debelecit në rrethin e Veliko TërnovosPas ardhjes së zogjve të parë shtegtarë – lejlekë dhe dallëndyshe, veroret hiqen dhe lidhen në degëzën e ndonjë peme. Në këtë mënyrë shënohet kalimi i rëndësishëm nga dimri tek pranvera, nga acari tek stina e re ekonomike. Mbajtja e verores lidhet edhe me besimin në forcat magjike të ngjyrës së kuqe dhe se peri i kuq dëbon forcat e këqija dhe sëmundjet.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografitë janë ofruar nga Bllagovesta Bozhinova dhe Kompleksi arkitekturor-etnografik “Etër”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD