Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) është mikpritës i Radio-asamblesë së 25-të të Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve (BERT) (EBU). Ai është themeluar në vitin 1950 dhe është asociacioni më i madh profesional, i cili bashkon 73 media publike nga Evropa, ndërsa anëtarë të asociuar janë media nga Azia, Afrika dhe SHBA-ja. Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) u anëtarësuan më 1 janar 1993. Ngjarja është me rëndësi të madhe për Bullgarinë, sepse një forum i rangut të tillë zhvillohet për herë të parë te ne – këtu ka përfaqësues të 44 mediave publike nga 39 shtete nga Evropa, Azia dhe Afrika.
“Besoj thellë se po të doni kundërhelm ndaj lajmeve të rreme, këto janë mediat si Radioja Kombëtare Bullgare. Në qoftë se doni që kultura juaj të prezantohet shumanshëm kjo mund të ndodhë nëpërmjet mediave publike. Në qoftë se doni t’i bashkoni njerëzit, kjo gjithashtu do të realizohet përmes mediave publike dhe ato duhet të marrin financimin e domosdoshëm. Të gjithë e dimë se në sferën publike ka shumë shkurtime, por vërtetë mendoj se mediat publike duhet të përkrahen dhe kjo kohë do të vijë” – theksoi para BNR Presidenti i EBU lord Tony Hall.
Në deklaratën e vet drejtori i përgjithshëm i BNR-së Aleksandër Velev nënvizoi se megjithë sfidat e lidhura me financimin e mediave publike Radioja Kombëtare ka arritur jo pak, që ta ruajë besimin e auditorit të vet, si dhe të tërheqë dëgjues të rinj:
“Gjatë dy viteve të fundit investuam mjete edhe në zhvillimin e web sajtit të radios. Vitin e kaluar vizitat në sajt u rritën me 54 për qind, ndërsa në fund të vitit krijuam një dizajn të ri, gjë që vetëm në kuadrin e një muaji çoi në 34 për qind rritje të vizitave. Hapi tjetër, që bëmë, i është drejtuar pranisë sonë në rrjet sociale – në Facebook dhe në mediat e tjera sociale, duke e tërhequr në këtë mënyrë auditorin e ri. Si e bëjmë? – Organizojmë aktivitete jashtë godinës së radios. Krijuam gjithashtu një klasifikim muzikor “BNR TOP 20”, i cili fitoi popullaritet të madh te ne. Ai i është kushtuar muzikës së re bullgare. Organizuam koncerte në të hapur dhe me orkestrat tona. Përhapim informacion edhe në Viber dhe në këtë mënyrë gjithashtu e tërheqim auditorin e ri. Përveç kësaj transmetojmë live në rrjetet sociale rubrikën tonë javore politike “E diela 150” të programit “Horizont”. Disponojmë studio më të mëdha, ku ftojmë edhe publik live. Kemi edhe Radio Bullgarinë, të cilën e kemi transformuar në një sajt në 9 gjuhë.”
Drejtori i përgjithshëm i EBU Noel Curran theksoi se një prej gjërave më të rëndësishme, të cilat e dallojnë median publike nga ajo komerciale është përmbajtja e saj, si dhe fakti se ajo gjithmonë është burim i një informacioni të besueshëm dhe të kontrolluar. Drejtori mediatik i EBU Jean-Philippe de Tender shtoi se informacioni i besueshëm mbetet arma më efikase e gazetarëve kundër lajmeve të rreme. Sa i përket zhvillimit të EBU Curran mendon se në botën e sotme, ku progresi teknologjik ndodh kaq shpejt, organizata ka nevojë për parterë të vet jashtë saj. Të tillë sipas tij mund të jenë platformat e mëdha streaming. Ndikimi dhe prania e tyre online ndihet gjithnjë e më shumë. Në përfundim drejtori i përgjithshëm i EBU deklaroi se organizata u është besnike parimeve të veta dhe rikujtoi:
“Strategjia e EBU është përqendruar te nevojat e anëtarëve të tij. Qëllimi ynë është që të punojmë me ju për ju. Po, nganjëherë kemi kundërshtime me disa prej jush, por gjithmonë i dëgjojmë nevojat tuaja.”
Forumi po vazhdon edhe sot me debate mbi tema të lidhura me tërheqjen e auditorit të ri, si dhe për mundësitë dhe sfidat para zhvillimit digjital të mediave publike.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Ani Petrova
Më 22 maj, në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake hapet një ekspozitë e quajtur "Një çek shumëngjyrësh në Bullgari". Ekspozita i kushtohet 165-vjetorit të lindjes dhe 110-vjetorit të vdekjes së Jarosllav Veshin - piktorit të parë kryesor në..
Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski", Shkolla e Mesme Kombëtare për Gjuhë dhe Kultura të Lashta "Konstantin-Kirill Filozofi", Instituti Kulturor Bullgar në Bratislavë dhe Fondacioni Glagolitik do të pranohen sot anëtarë të plotë të..
Nga 21 deri më 24 maj - në ditët para festës së Vëllezërve të Shenjtë Kirili dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgarеdhe të letralitetit sllav , në Sofje do të mbahet një konferencë shkencore ndërkombëtare me temë "Misionet e krishtera..
Lajmet dhe koncertet e transmetuara nga Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) janë më të dëgjuarat nga auditori. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i "Alfa..
Në jug nga Ivajllovgrad hasim një nga vendet më të çuditshme në Bullgari – mirë se vini në Mandricë! I themeluar në shekullin e 17-të nga të shpërngulurit..