Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Marshi i Lirisë" në Sofje – pa liderë, pa parti, pa skenar

Foto: bntnews.bg

Në sfondin e protestës më të madhe të Kanadasë kundër masave kufizuese anti-epidemike, Sofja gjithashtu e ndoqi këtë shembull bashkë me vende të tjera evropiane. Ndoshta sepse nuk ishte organizuar nga forcat politike, ose për shkak të mungesës së informacionit në media, protesta ishte më e vogël, por pjesëmarrësit nuk e fshehën entuziazmin e tyre në rrjetet sociale:

“Marshi i lirisë” vazhdon derisa të arrijmë qëllimin tonë të përbashkët – eliminimin e masave diskriminuese! Së bashku mund t'i themi JO frikës! Sepse aty ku mbaron frika, bashkimi e bën forcën.”

Informacionet e larmishme në media që nga fillimi i pandemisë për efektet anësore të vaksinave, si dhe mungesa e transparencës dhe logjikës në vendimet e politikanëve i forcojnë edhe më shumë dyshimet e 2/3 prej bullgarëve që refuzojnë të vaksinohen.

Kjo ishte një nga arsyet për mbledhjen e protestuesve më 12 janar në sheshin para Kuvendit Popullor për të kërkuar heqjen e certifikatave jeshile.

Ndryshe nga pohimet se të pakënaqurit kanë qenë mbështetës me pagesë të partisë “Vëzrazhdane”, fushata zgjedhore e së cilës bazohej tërësisht në mesazhet kundër vaksinave të detyrueshme dhe certifikatës së gjelbër, në shesh kishte përfaqësues të rretheve akademike, intelektualë, mësues, prindër të shqetësuar dhe mjekë.

“Unë personalisht protestova që të mos ketë ndarje në shoqërinë mes të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve”, tha Svetllana Zhivkova, asistente kryesore në Akademinë Bullgare të Shkencave. - Çdo gjë duhet të ketë kufij. Askush nga lart nuk mund t'ju thotë se kjo është për të mirën tuaj dhe t'ju detyrojë. Nëse njerëzit janë të informuar mirë, ata do të bëjnë zgjedhjen e tyre. Një person mund të infektohet me shumë sëmundje të tjera. Ne i kemi të gjitha vaksinat në kalendarin e imunizimit, por në rastin konkret bëhet fjalë për vaksinim masiv gjë që e ndryshoi konceptin e vaksinimit. Pra, ne nuk jemi kundër vaksinave.”

Svetllana Zhivkova

Së bashku me shumë kolegë të saj që e dinë se si ta përdorin literaturën shkencore, Svetllana Zhivkova e ndjek informacionin për pandeminë dhe vaksinat në revista mjekësore me reputacion dhe është e bindur se një pjesë e madhe e informacionit fshihet nga shoqëria jonë. Sipas saj, efektet anësore pas imunizimit nuk raportohen qëllimisht.

"Njeriu duhet të dijë se cilat janë rreziqet e efekteve anësore të raportuara nga të vaksinuarit vullnetarë dhe njerëzit nuk duhet të detyrohen të vaksinohen," tha shkencëtarja. “Prandaj, qëllimi i protestave është formimi i një grupi pune me mjekë, virologë, mikrobiologë, imunologë, të cilët në bazë të specialitetit të tyre të ngushtë të diskutojnë kuptimin e vaksinimit kundër Covid-19, të diskutohen sinqerisht dhe hapur të gjitha të mirat dhe të këqijat dhe t'u sjellin përfundimin e tyre qytetarëve bullgarë në mënyrë që ata të jenë të qartë edhe për pluset, edhe për minuset."

Shumëprej protestuesve besojnë se nuk paraqitet opinioni i ekspertëve. Nuk lihen të flasin mjekët e vërtetë, por zgjidhen ata që i shërbejnë linjës politike për vaksinimin masiv. Mungesa e logjikës në deklaratat e disa ekspertëve shpesh bie ndesh me analizat e bëra nga Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (CDC) dhe nga ajo evropiane EMA, mendojnë ekspertë të shquar mjekësorë në Bullgari. Ata janë të bindur se ka pasur spekulime të qëllimshme për vdekjet. Në fillim të epidemisë, një specialist kryesor në fushën e reanimacionit paralajmëroi se në Bullgari ka mungesë mjekësh reanimatorë. Dhe kjo është një nga arsyet e rezultatit vdekjeprurës tek pacientët në gjendje të moderuar, të cilët humbasin betejën me sëmundjen në repartin e terapisë intensive. Të gjitha këto fakte i bëjnë përshtypje shoqërisë së kundërshtarëve të certifikatave dhe vaksinave, pavarësisht përpjekjeve për t'u shpallur një turmë naive që beson në komplote.

Dhe në sfondin e protestave të vazhdueshme në mbarë botën, mendimi kritik dhe dyshimi janë një formë zgjimi. Për një zgjim të tillë bëjnë thirrje edhe protestuesit në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Darina Grigorova, BGNES, bntnews.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Totev

Të jesh fermer nga kokëfortësia – si mbijeton Dimitër nga Turia me 120 dhi pavarësisht burokracisë

Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..

botuar më 25-06-03 7.00.PD

“Festivali i Artit me Letër Sofja 2025” bashkon krijues nga 21 vende

Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti dhe Materia”, njofton BTA. Sipas organizatorëve, motoja e forumit përmban një mesazh për shoqërinë..

botuar më 25-06-03 5.40.PD

Ministria e Turizmit hapi sezonin veror të vitit 2025

Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë, kulturën dhe mundësitë për balneologji dhe turizëm SPA."Një fillim ndryshe për verën e vitit 2025! Paç..

botuar më 25-06-02 8.34.PD