Programi i ditës

MË THUAJ...

MË THUAJ...Rubrika “Më thuaj...” na takon me bullgarët nga afër dhe nga larg. Për titullin e saj janë përdorur radhët e para të himnit të emigrantëve – “Më thuaj o re e bardhë”, një vjershë eshkrimtarit, poetit dhe përkthyesit të njohur bullgar Ran Bosilek. Sot mbi 2 mln bullgarë janë diku në botë – ata jetojnë, punojnë, kujdesen për fëmijët e tyre dhe e “ndërtojnë” Bullgarinë e vet larg kufijve të saj. Tregimet dhe bisedimet me ta dhe për ta provokojnë mallëngjim dhe ndenja atdhedashëse, shkaktojnë nostalgji dhe trishtim për mëmëdheun...

Ekipi i Radio Bullgarisë e krijoi këtë rubrikë me shumë dashuri, duke menduar për bullgarët dhe kulturën bullgare larg atdheut... që të tregojë për gëzimet dhe vështirësitë, për sukseset dhe vendimet e rëndësishme në jetën e bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën.

Do të gëzohemi në qoftë se ju i vazhdoni historitë e atyre me të cilat ju takojmë dhe për të cilët ju tregojmë!

Mund të na shkruani në postën tonë elektronike: radiobulgaria@bnr.bg

Shkolla bullgare

Shkolla "Ivan Vazov" në Paris me një sfidë magjike për fëmijët që shkruajnë bullgarisht

Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla..

botuar më 25-02-12 6.10.PD
Pamje nga Caribrodi

"Kombi i shopëve" si një grup etnografik bullgar dhe një "diagnozë" serbe

Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..

botuar më 25-02-11 7.10.PD
Foto: “Shpirti Bullgar i Tokës së Shenjtë” (arkiv)

Vesella Rajçinova: Bullgarët gëzojnë një reputacion shumë të mirë në Izrael

Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..

botuar më 25-02-05 7.15.PD
 Foto: Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut

Organizata e emigrantëve alarmon BE-në për procesin kundër bullgarëve në Manastir

Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..

botuar më 25-01-29 1.18.MD
Prof. Anna Koçeva në konferencën e shtypit në BTA

Shkencëtarët bullgarë: Bullgarët nga Krahinat Perëndimore nuk janë një "komb i shopëve"

Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..

botuar më 25-01-28 4.52.MD

Programet e shkëmbimit të studentëve lidhin Universitetin е Veliko Tërnovos me shkollat e së dielës jashtë vendit

Ndihma metodologjike, trajnimi i mësuesve, takime dhe programe edukative në gjuhën dhe kulturën bullgare për studentët - këto janë vetëm disa nga mënyrat se si komuniteti akademik i Universitetit të Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" arrin tek..

botuar më 25-01-20 7.25.PD

Cvetana Paskaleva – fytyra e njohur e Bullgarisë në Armeni

Gazetarja Cvetana Paskaleva, e cila jeton prej 30 vitesh në Armeni, bën thirrje të mendohet çdo ditë për paqen dhe mesazhet që dërgojnë politikanët. "Situata rreth nesh dhe në vendet fqinje është e paqëndrueshme dhe lufta është diçka e tmerrshme që mund t'u..

botuar më 25-01-13 7.15.PD

Në zakonin "Pо́le, pо́le" ndërthuren besimi i krishterë dhe traditat pagane të bullgarëve besarabianë

Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..

botuar më 25-01-01 7.00.PD

Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit përcolli një vit të suksesshëm

Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..

botuar më 24-12-29 9.10.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

Për të pestin vit radhazi nxënësit e Gorës dhe Gollobordës shënojnë “Festat e fundvitit në mënyrë bullgare"

Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..

botuar më 24-12-27 11.06.PD